Kësaj nisme iu bashkua Jordania dhe Vatikani, dhe të pranishëm ishin Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Jordanisë, Nasser Judeh, Kryeipeshkvi Paul R. Gallagher, Sekretar i Marrëdhënieve me Shtetet i Selisë së Shenjtë etj.
Rama evidentoi se vendi ynë është një model në bashkekzistencën paqësore dhe një vend i vëllazërisë fetare, por historia e Shqipërisë ka treguar se kemi ditur gjithnjë te ndërtojmë mbi të përbashkëtat dhe të respektojmë ndryshimet për sa i përket besimit fetar.
Ministri Bushati nënvizoi se historia e Shqipërisë dëshmon se nuk ekzistojnë pengesa në zhvillimin e një dialogu dhe komunikimi; ajo demonstron qartë një bashkëjetesë në paqe dhe harmoni, në një atmosferë respekti dhe besimi reciprok./Top Channel
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)