Kosova e Shqipëria mbajnë mbledhjen e parë te përbashkët të dy qeverive duke firmosur dokumentin e partneritetit strategjik mes dy shteteve i cili do të mbështetet në katër shtylla: Politika e jashtme dhe e sigurisë,  Drejtësia dhe Çështjet e brendshme, Ekonomia, energjia, transporti, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit, Kujtura Arsimi dhe Shkenca.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerëson: “Ky fillim i ri ka qëllim të arrijë synimet e dëshiruara dhe kudo shqiptarët t’i shfrytëzojnë fyrtët e këtij bashkëpunimi të munguar më shumë se 1 shekull”.

DOKUMENTI I PARTNERITETIT STRATEGJIK
Partneriteti strategjik është fokusuar në katër shtylla të rëndësishme: Politika e jashtme dhe e sigurisë,  Drejtësia dhe Çështjet e brendshme, Ekonomia, energjia, transporti, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit, Kujtura Arsimi dhe Shkenca.

1- Për çështjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, në dokument theksohet se : qeveritë konfirmojnë angazhimin për “Forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e dialogut ndërqeveritar për të gjitha çështjet me interest ë ndërsjelltë. Bashkërendojnë aksionin e përbashkët politik dhe diplomati për  angazhimin e Republikës së Kosovës në të gjitha proceset rajonale, si dhe  koordinimin dhe asistencën për përshpejtimin e proceseve integruese europiane dhe euroatlantike. Në dokument theksohet gjithashtu  se Shqipëria do të ndihmojë në aksionin diplomatik për afirmimin dhe konsolidimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës për tu anëtarëësuar në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale me qëllim final anëtarësimin në OKB.  Gjithashtu në dokument shprehet angazhimi për të ndihmuar Kosovën për bashkëpunimin me  NATO, përkatësisht për ta futur në kuadrin e Kartës së Adriatikut, një dokument paraanëtarësues që SHBA firmosi me 3 vende ballkanike para anëtarësimit.

2- Në shtyllën e dytë, që është drejtësia dhe çështjet e brendshme, dy vendet shprehin angazhimin për thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të zbatimit të ligjeve dhe shkëmbimin e përvojave në procesin e reformimit të institucioneve në përputhje me aquis communautaire. Do të rritet bashkëpunimi në kontrollin e kufirit, luftës ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

3-Në shtyllën e tretë, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, angazhohen për krijimin e një klime nxitëse biznesi në një treg të integruar tashmë, gjë që do të mundësojë zhvillimin e ekonomive plotësuese ndërmjet një strategjie afatgjatë. Palët angazhohen të punojnë intensivisht me partnerët për të mundësuar degëzim të TAP në Kosovë dhe zhvillim të tregut vendas e rajonal të gazit si një burim alternativ. Palët angazhohen për ndërtimin e linjës ndërkufitare të tensionit të lartë të energjisë elektrike.  Dy qeveritë angazhohen edhe për bashkëpunim të ngushtë për transportin, turizmin si dhe hartimin e një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin e ujrave.

4-Në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës, dy qeveritë angazhohen për bashkërendimin e politikave arsimore, nëpërmjet programeve studimore të përbashkëta, mbështetjen e projekteve shkencore e kërkimore në kuadër të partneritetit të BE-së. Ndërkaq, palët angazhohen për hartimin e një kalendari të përbashkët vjetor kulturor, si dhe do të hartohet një platform e përbashkët për ruajtjen e pasurimin e trashëgimisë kulturore. Do bashkëinvestohet dokufest i Prizrenit.

Në dokumentin strategjik, përcaktohet se çdo vit do të zhvillohen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive në bazë të një kalenderi të rregullt mbi parimin e rotacionit.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të drejtojnë së bashku mbledhjet e përbashkëta. Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve janë përgjegjës për planifikiminm dhe përgatitjen e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive.

Komisioni i Përbashkët ekonomik, do të veprojë si mekanizmi kryesor në mmarrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe shkëmbimet trregtare.

Komisioni i Përbashkët i Energjisë do të veprojë si mekanizmi kryesor në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë për të zhvilluar dhe zbatuar projekte të përbashkëta në këtë fushë.

Qeveritë e dy vendeve do të mbështesin me burime dhe do të koordinojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

THACI: DO FUQIZOHET BASHKEPUNIMI NDERQEVERITAR
“Ky vendim shkon në vazhdën e vendimeve të tjera që qeveritë tona kanë ndërmarrë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve e shqiptarëve kudo që jetojnë. Për arritjen e këtyre objektiva do të hartohen strategji dhe plane konkrete në fushat përkatëse”, tha Thaçi.
Sipas Thaçit, ky kapitull i ri, uroj të arrijë synimet e dëshiruara nga qytetarët, t’i shërbejë zhvillimit të dy vendeve dhe rajonit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë europiane dhe rajonin europian.

Duke folur për strategjinë e përbashkët, të bashkëpunimit mes dy vendeve, Thaçi u shpreh se në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë të dy qeveritë do të angazhohemi në fuqizimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërqeveritar për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Këto çështje, shpjegoi ai, pëfshijnë bashkërendimin dhe angazhimin e Kosovës në proceset dhe iniciativat rajonale, koordinimin dhe mbështetjen për proçeset integruese europine dhe euroatantike. Po ashtu, Thaçi tha se do të bashkëpunohet në fushën e politikës së jashtme për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkëpunimi në këto fusha synon koordinimin e përpjekjeve në drejtim të konsolidimit të pozitës dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes shtimit të njohjeve, anëtarësimin në mekanizma të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, anëtarësimin në OKB, BE dhe në NATO”, deklaroi Thaçi.

Në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, sipas Thaçit, synohet që përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe gjyqsorit të vendosen bazat e shkëmbimit të përvojave në të gjitha proceset e reformimit të shtetit të së drejtës në përputhtje me standardet europiane e ato ndërkombëtare.

Strategjia e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik do të përbëjë përkushtim kryesor të dy qeverive. “Synojmë të ofrojmë një klimë nxitëse për bizneset, në një treg të integruar, duke shfrytëzuar në mënyrë efektive e racionale potencialet e përbashkëta. Një theks i veçantë do t’i kushtohet energjetikës, duke komplementuar sistemet tona hidro dhe termo, duke vendosur një sistem të përbashkët energjetik”, deklaroi Thaçi.

THACI: SHPEJT DO KEMI HAPJEN E KONSULLATAVE TE PERBASHKETA
I pyetur nga mediat për hapjen e konsullatave të përbashkëta, Thaçi u shpreh se “ne kemi marrë vendim në takimin tonë të përbashkët për hapjen e konsullatave tona të përbashkëta”. Shumë shpejt, tha ai, do të diskutojmë edhe për hapjen e konsullatave të tjera

RAMA: DOKUMENTI KONFIRMON SHBA E BE, ALEATE STRATEGJIKE
"Dokumenti është konfirmim për të forcuar marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik SHBA e BE. Ekonomia në të dy anët e kufirit, do të përfitojnë duke mos u ndërtuar mbi bazën e konkurencës por dhe të plotësimit. Marrëveshje në fushën e energjisë. Është koha për një siguri energjetike të garantuar bashkarisht në të gjithë hapësirën e përcaktuar nga kufijtë e dy shteteve tona, me ndërtimin e interkonjeksionit të Prizrenit dhe nënshkrimin e marrëveshjes së interkonjeksionit 220 kilovot. Marrëveshje e rëndësishme pjesë e të tërës që ka të bëjë me transportin. Kemi vendosur shumë shpejt do bëjmë publik kalendarin e përbashkët të jetës kulturore. Pjesë është dhe bashkëfinancimi i dokufest të Prizrenit"- tha Rama.

MBLEDHJA E DYTE NE VLORE
Kryeministri Rama informon se mbledhja e dytë e përbashkët do të zhvillohet në Vlorë në peridudhën maj- qershor. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama në konferencën për shtyp pas firmosjes së deklaratës së përbashkët të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Kosovës.

“Mbledhja e përbashkët do të pasohet nga një e dytë që mbetet për tu përcaktuar si datë nga ministrat e jashtëm. Mes fundit të majit e qershorit mbledhja do të mbahet në Vlorë. Në këtë mbledhje do të përcaktohen edhe hapat e reja të bashkëpunimit."- tha Rama.

MBLEDHJA E PERBASHKET GUR THEMELI I NJE STRATEGJIE TE PERBASHKET MES DY SHTETEVE
“Ishte një mbledhje pune që vuri një gur themeltar duke çelur një rrugë të re për zhvillimin e gjithëanshëm ekonomik social e kulturor në dy shtetet tona dhe mbarë hapësirën shqiptare që përkufizojnë këto dy shtete. Deklarata e përbashkët për bashkëpunim është gur i themelit të një strategjie të përbashkët për zbatimin e politikave të përbashkëta në planin ekonomik, social e kulturor. Të gjitha janë në funksiont ë jetës së përditshme të shqiptarëve tanë të dy shteteve tona, në funksion të jetës së gjeneratave të tjera”

FONDI PER LUGINEN E PRESHEVES, NUK JEMI NE GARE ME SERBINE 
I pyetur sa është fondi për luginën e Preshevës, ndërkohë që Serbia për komunat e veta jep miliona dollarë Rama u përgjigj:
 
Ne nuk jemi në garë duke numëruar milionat por për kohën e humbur. Fondi që ne do të deditokojmë lidhur me maternitetin mbulon të gjitha nevojat për paisjen e këtij institucioni. Gjithashtu fondi zhvillimor do të jetë i hapur kur jo vetëm qëeveritë por dhe sipërmarrjet individë do të mund të japin kontributin e tyre. “- tha Rama.
 
“Mbështetja jonë do të jetë e gjithanshme dhe plotësisht në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.”- u shpreh Thaçi.

Pas insistimit të gazetarëve nga Presheva, Rama informoi për fondin. “Ne kemi akorduar 100 mijë euro për maternitetin,por nuk është një shumë e vendosur aty rastësisht por do të mbulojë të gjitha shpenzimet për këtë institucion “

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)