Rama tha se do kërkojë shkëputjen nga Maqedonia nëse s'hapen negociatat, Rithemelimi dhe LSI  kërkojnë mocion me debat në Kuvend

Rama tha se do kërkojë shkëputjen nga Maqedonia nëse s'hapen negociatat, Rithemelimi dhe LSI  kërkojnë mocion me debat në Kuvend

Kuvendi në seancë plenare

Deputetë të grupit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar një mocion me debat në Kuvend. Opozita është e shqetësuar nga deklarata e kryeministrit Rama në Bruksel ndërsa fjalët e tij i cilësojnë si skandaloze, turpëruese, keqdashëse dhe antieuropiane. 

Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, deputetë të opozitës kërkojnë mocion me debat publik urgjent pasi Rama përsëriti se mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs. Për këtë iu referua Këshillimit Kombëtar me qytetarët për shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, e cila po mbahet peng nga Bullgaria. Edhe më parë, Rama ka paralajmëruar se do të vijojnë procesin për anëtarësimin në BE duke u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Për këto deklarata, deputetët kërkojnë që të ketë seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë për çështjet e integrimit Europian.  

Kryeministri Rama foli edhe për asistimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke patur parasysh zhvillimet dhe pasojat që mund të vijnë nga lufta Rusi-Ukrainë dhe tha se janë në dialog të vazhdueshëm, por gjithçka mbetet për tu parë ndërsa BE e cilësoi si makineri të rëndë që i merr kthesat shumë ngadalë. 

Deputetët e opozitës që kanë firmosur mocionin për debat publik janë: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici, Edi Paloka, Flamur Noka, Sali Berisha.

"Zonja Kryetare, siç është bërë e ditur nga mediat, Kryeministri Edi Rama sot në Bruksel është shprehur:  Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, sic e kemi thënë dhe sic e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t'u ulur formalisht në tryezë për negociata".

Ne, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e gjejmë këtë deklaratë të Kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes europiane të qytetarëve shqiptarë.

Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT në Kuvend në lidhje këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të Kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare.

Por meqenëse bëhet fjalë për një çështje të një rëndësie jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, kërkojmë nga ana juaj mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte datë 13.05.2022 të Konferencës së Kryetarëve dhe thirrjen e Parlamentit në seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënë datë 16.05.2022 ku të debatohet rreth cështjeve të integrimit European dhe të shprehet edhe një herë vullneti për rrugën pro europiane të Shqipërisë në BE”, thuhet në kërkesë.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • paulin: 13/05/2022 15:09

    z. Rama jam i bindur qe sgabon ne zgjedhjet dhe veprimet qe ben kur behet fjale per Shqiperine. bej ate qe te duket me e mira ty

    Përgjigju
  • Puki: 13/05/2022 14:01

    Shume mire e the z.rama????Je vertete burr zotni …bej ate qe esht me e mira per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja