Rama tha se fitoi gjyqin ndaj një shpifëseje të Foltores! Përplasja në gjykatë me Albana Vokshin për akuzat për ‘Check up’! Deputetja u shpall fajtore

Kryeministri Edi Rama njoftoi paraditen e sotme nga foltorja së Kuvendit se ka fituar një gjyq për shpifje me një opozitare të Foltores, sa i përket kontrollit bazë mjekësor, ‘Check Up’. Kreu i qeverisë zgjodhi të mos përmendë emrin e saj duke iu drejtuar të gjithë opozitarëve me termin “bedela”.

“Kam fituar një tjetër gjyq me shpifjet tuaja dhe shpifësit tuaj. Në këtë rast me një shpifëse të foltores për kontrollin mjekësor bazë dhe është dënuar si shpifëse. Nuk po ia përmend emrin se ju jeni të gjithë njësoj jeni të gjithë bedela, bishti i nonngratës”, tha Rama.  

Por për cilën çështje e pati fjalën ai. Më 18 tetor 2018, pasi kryeministri Edi Rama beri nje check-up,  Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një postim ku e akuzonte Kryeministrin se gënjente për shifrat për ‘Check Up’, madje nënkuptonte edhe përdorimin e kokainës.

 “Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh. Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor. Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve. p.s. Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzëne nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine”, shkruante Vokshi.

Pas kësaj Kryeministri Rama e paditi Albana Vokshin për shpifje, dhe ditën e djeshme gjyqtari Dritan Caka, vendosi ta shpallë shpifje atë që kishte shkruar Vokshi dhe të pranojë padinë e Edi Rames dhe t’i kërkoje Albana Vokshit të paguaje një shume prej 100.000 leke (te reja) shpërblim demi jopasuror.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyfi: 09/11/2022 17:00

    Gjukata ka shpallur shpifese Dosen Vokshi?

    Përgjigju
  • Tili: 09/11/2022 14:43

    A E Keni Pare Ate Fytyr Trashen Se Si I Shkon Sales Nga Mbrapa Ka Mundesi Se Kur Vete Sala Ne Banje Vokshi I Mbane Deren Turp Per Nje Femer Te Lepihet Mbas Nje Buri Dhe E Dini Perse E Ben Se Sala Ja Di Hajdutlleqet Qe Ajo Ka Bere

    Përgjigju
  • Pulishti Bules Rexhep kasap Leka [ kepi ]: 09/11/2022 13:20

    Albana Voksh kryehajdutja e partis wc pd gërthet pa pushim kape hajdutin kape se ajo i mendon njërzit si veten e saj hajdut. Po kësaj femre me fytyr burri të shëmtuar si bën përshtypje se kjo Albana Vokshi e ha turpin me buk.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 12:57

    Mortja qe rri e ju veshtron dhe nuk ju gelltit si fytyren e kryerilindasit dhe ate te vokshitLeshit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb