Vizita zyrtare nisi në orën 09:10 minuta nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore të organizuar posaqërisht. Pas takimit është zhvilluar dhe një konferencë e përbashkët, ndërsa në 12:00 Rama iu drejtua Kuvendit të Kosovës me një fjalim të posaçëm.
ORA 12: 30 KUFIRI ESHTE E DJESHMJA E ARDHMJA S'KA KUFI
Rama mban fjalimin në Kuvend duke folur për një rrugë të përbashkët Shqipëri-Kosovë drejt familjes europiane por dhe fillimin e një aleance strategjike.
”Rruga jonë është e bashkuar drejt familjes europiane, në një rajon ku do të varet shumë prej nesh sa do të varet Shqipëria e Kosova. Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës ndaj shtetit am, por fillimin e një aleance strategjike themelore mes të barabartësh."
“Me sytë e të sotmes kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si sfidë por si një hapësirë lirie. Kufiri është e djeshme, e ardhmja nuk ka kufi dhe që e djeshma të mos kushtëzojë të ardhmen, ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme të mos e shohim. Dhe ato që bëjnë retorikën nacionaliste të mos i dëgjojmë. Mezi pres mbledhjen e përbashkët për miratimin e strategjisë që do të zhvillohet në Prizren.”
KOSOVË-SHQIPËRI, RAMA: MINISTRAT RAPORTIME NË MBLEDHJET E DY QEVERIVE
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama e nisi fjalën e tij para gazetarëve duke informuar si kishte sjellë përshëndetjet më të ngrohta nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Rama foli për një risi sa i takon mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare. Ministrat do të raportojnë në mënyrë periodike për ecurinë e projekteve në mbledhje të përbashkëta të dy qeverive.
(Në foto: Kryeministri Rama, Thaçi dhe Ministrat e kabinetit të Kryeministrit Rama)
”I kam sjellë kryeministrit të Kosovës përshëndetjet më të ngrohta të kryetarit të Kuvendit dhe po ashtu edhe zotimin solemn të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për të bërë gjithçka që nga ky bashkëpunim të mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri e Kosovë. Për për të çelur një epokë të re, të projekteve të përbashkëta. Koha kur qëllimet e mira dhe objektivat janë pasuar nga punë të lëna përgjysëm, 'tia lërë një kohe kur qëllimet objektivat dhe detyrat janë përcaktuar në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe çdo ministër të japë llogari përpara dy qeverive në mënyrë periodike për ecurinë e projekteve. Kjo risi do të sjellë rezultate dhe do të bëjë të mundur që të dyja qeveritë ta çojnë shumë më tutje bashkëpunimin mes tyre. “
Kryeministri Rama foli dhe për një ambicie të dy qeverive shqiptarë për të qenë akvit para Brukselit me projekte të besueshme. Ai shtoi se qeveria shqiptare është e hapur dhe për një bashkëpunim intensiv me vendet e rajonit
“Dua të nënvizoj edhe ambicien e përbashkët që të mos mbetemi vetëm në dëgjim me Brukselin pro të jemi proaktivi në paraqitjen projekteve të besueshme zhvillimi. Jemi gati t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit intesniv dhe afatgjatë të gjithëve në këtë rajon që vazhdon të mbeten akoma jashtë BE.
Jemi këtu që potencialin e madh ta kthejmë në zhvillim, punësim dhe integrim sociali brenda hapësirës shqiptare e integrimit europian brenda rajonit.”
ORA 11: 03 RAMA: KOSOVA SHTETI 5 VJEC QE KA ÇFARE T'I MESOJE SHTETIT 101 VJEC
I pyetur si ju duk Kosova sot Rama u përgjigj:
“Unë e shoh sot Kosovën si një shtet 5 vjeç që ka cfarë ti mësojë shtetit 101 vjeç që qeveria jonë përfaqëson. Një shoqëri që ka bërë progres të jashtëzakonshëm në shtet ndërtim dhe hapësirë ku funksionon më mirë se në Shqipëri demokracia e cdo dite.”- tha Rama.
BATUTAT E RAMES
I pyetur Thaçi që kryeministrin e Shqipërisë e quan mik, ndërsa kryeministrin turk Erdogan e quajti vëlla, u përgjigj vetë Rama tha :
“Edhe unë mund ta quaj vëlla. Kështu që vëllai i vëllait tim është vëllai im”- tha Rama duke qeshur. Ndërkohë që Thaçi tha se Ramën ishin miq të vjetër. “Kemi pasur bashkëpunime të ndryshme. Ndihem shumë mirë pasi me Ramën miqësinë tonë.
RAMA-THACI: ESHTE ORA E MIRE PER POZICIONIN E SHQIPTAREVE NE RAJON
Sa i takon shqiptarëve në rajon të dy kryeministrat folën për një pozicion pozitiv të shqiptarëve dhe jo atë të pozicioni diskriminues.
Sa i takon marrëdhënieve me Greqinë Rama tha se “politika jonë e jashtme do të jete zero e problemeve mes vendeve të rajonit”
“Nuk besoj as tek politika e kundërvënieve as tek peri i lëshuar shumë. Sot për shqiptarët është momenti më i mirë i historisë dhe jetës ë tyre në këtë rajon. Kjo tregon më së pakti që shqiptarët nuk kanë lëshuar aq shumë pe, por përkundrazi janë duke mbledhur cdo ditë frytet e një mençurie, vizioni e modeli të marrëdhënieve me të tjerët që është për t’u admiruar dhe historia do ta shënojë si një orë të mirë për shqiptarët në Kosovë e Shqipëri.
Edhe për Thaçin “shqiptarët janë në një pozicion aktiv dhe që kanë ndihmën e shteteve të mëdha, dhe nuk janë në pozicion diskriminues e pasiv.
ORA 10.55 RAMA-THAÇI NË KONFERENCË PËR SHTYP
Thaçi tha se ministrat gjithë ditën do të kenë takime të veçanta. “Inkurajuam që marrëveshjet që janë në proces të përmbyllen sa më shpejt dhe të nisin proces të rejat.
Kam besim se Kryeministri, ministria e Jashtme do të luajnë rolin e rëndësishëm në njohjen e Kosovës, e cila ka 101 njohje aktualisht. Meritojmë njohje dhe do të ketë njohje të reja.”- tha Thaçi.
Thaçi tha se një vend të veçantë ishte dhe përfshirja e Kosovës në projektin e gazsjellësit TAP.
Kryeministri i Shqipërisë vlerësoi se, "marrëveshja Kosovë-Serbi e ka mbyllur përfundimisht historinë e përgjakshme mes këtyre vendeve, si një histori që paqja do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social."
ORA 06.45 RAMA NË TWITTER: I EMOCIONUAR PER VIZITEN E PARE
Kryeministri i Shqipërisë nis sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. Pritet që në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Mësohet gjithashtu se kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit.
Per Kosove! Me emocion te posacem per viziten e pare si kryeminister - me pergjegjesine e madhe te fjales para Kuvendit te Kosoves ne 12.00.
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2013
Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Madje në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama.
TAKIMET E SOTME TE RAMES
ORA 09:00 Pritja me ceremoni shtetërore e Ramës nga kryeministri Thaçi
ORA 09:30 Takim Tetë-a-tetë mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
ORA 10;00- 10:45 Takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive
ORA 10:45 – 11:05 Konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama”.
ORA 12:00 00 Rama mban fjalimin para Kuvendit.
MINISTRAT QE SHOQERUAN RAMEN NE KOSOVE
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministre e Integrimit, Klajda Gjosha
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti
Ministri i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
Ministre e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)