Rama thirrje për të kryer vaksinën me një video nga Najada Çomo: Virusi është ende mes nesh, vaksinohu dhe shpëtoni jetë

Në një kohë kur varianti delta është përhapur me shpejtësi dhe përbën pjesën më të madhe të rasteve pozitive me COVID-19, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me një thirrje nga shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo për të kryer vaksinimin si një mënyrë për të shpëtuar jetë.

Në videon e publikuar nga kryeministri flitet lidhur me një mit për koronavirusin “Vaksinimi i të tjerëve më mbron edhe mua ndaj nuk ka përse të vaksinohem”, ndërsa më pas shfaqet Çomo e cila “hedh poshtë” këtë mit, duke faktuar se COVID-19 është ende mes nesh dhe duhet të mbrohemi nga ai.

Si? Vetëm përmes vaksinimit, në mënyrë që të shpejtojmë jetën tonë, nga armiku i padukshëm.

“Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën.”, shprehet mjekja.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.”, shkruan Rama krah videos së publikuar në rrjetin social Faceook.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë