Kryeministri Edi Rama tha në konferencën për shtyp, pasi kishte marrë nga ambasadorja e BE progres-raportin e rekomandimit pozitiv të BE për çeljen e negociatave, se ishte mjaft i emocionuar.
Në këtë moment kreu i qeverisë nuk harroi të thumbojë edhe portalet, duke iu kujtuar frymëmarrjen e tij, nisur nga protesta te “Rruga e Kombit”, kur webet shkruajtën se Ramës i merrej fryma...
“Jam i emocionuar, ata që merrem me frymëmarrjen mbase e ndjejnë dhe shumë krenar sepse ia dolëm këtij provimi të stërvështirë, i dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtar edhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes”.
Edi Rama, Kryeministër
Komento