Rama: Tjetër konsullatë e përbashkët
Shqipëri-Kosovë, pas Milanos në Mynih

Rama: Tjetër konsullatë e përbashkët<br />Shqipëri-Kosovë, pas Milanos në Mynih
TIRANE - Së shpejti Shqipëria dhe Kosova do të kenë konsullatë të përbashkët edhe në Mynih. Pas hapjes së konsullatës së përbashkët në Milano, si finalizim i marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e janarit të 2014-ës në Prizren, Rama tha se unifikimi diplomatik mes dy vendeve do të vijojë edhe më tej.

“Guxuam me konsullatën e përbashkët në Milano dhe së shpejti do të hapet konsullatë e përbashkët në Mynih. Reagimi pozitiv i qytetarëve tanë na imponon të shkojmë më tutje në këtë proces dhe të vazhdojmë të unifikojmë shërbimin tonë diplomatik edhe me më kurajë edhe me më shpejtësi”, tha kreu i qeverisë shqiptare. 

Deklarata e shefit të mazhorancës Edi Rama u bë gjatë konferencës për shtyp që mbajti me homologun Isa Mustafa pas mbledhjes së përbashkët qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara