TIRANË - Kryeministri Edi Rama darkoi mbrëmë me kryetarin e partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi. Në një darkë që zgjati për rreth tri orë, kreu i FRD-së deklaroi se për interesa kombëtare mund të bashkëpunonte me Partinë Socialiste.
Në përfundim të takimit ish-presidenti Topi la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me maxhorancën,.
“Çdo takim duhet të konsiderohet në planin qytetar. Kemi të drejtë të takohemi pavarësisht këndvështrimit të ndryshëm politik. Besoj në politikë kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme që nuk i takojnë interesave personale por atyre të Shqipërisë, sidomos për çështje të rëndësishme, ndryshime kushtetuese, për reformë administrative territoriale dhe që i takojnë shtetit dhe mbështesin filozofinë politike, pse jo. Mund të bashkëpunojmë shumë mirë.
Shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk mund të jemi të ndarë. Kur jemi bashkë mund të realizojmë gjëra të mira, apo jo? - tha Topi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për një bashkëpunim mes FRD-së e PS-së.
.
I pyetur nëse ka nevojë për ndryshime kushtetuese Topi u përgjigj: “Unë besoj që po. Aq më shumë kur edhe ata që kanë bërë ndryshimet brenda një nate kanë kuptuar që kanë gabuar.”
Topi ironizoi ish krymenistrin Berisha, duke u shprehur "për atë që e ka shumë për zemër Facebook-un, do të thotë se është kompletuar faza e katërt e grushtit të shtetit".
(Foto: Kryeministri Rama dhe kryetari i FRD Bamir Topi) Shikoni FOTO të tjeraKëto deklarata të ish-presidentit erdhën një ditë pas ceremonisë përkujtimore të 21 Janarit 2011.
Darka mes dy liderëve u zhvillua në një prej restoranteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Pyetjes “Kush e pagoi darkën?”, Topi iu përgjigj: “Ky është një kuriozitet i tepërt, megjithatë unë së bashku me kolegët e mi ishim të ftuar nga kryeministri.”
Foto: Kryeministri Rama dhe kryetari i FRD Bamir Topi)Shefi i mazhorancës në këtë takim shoqërohej nga zv.kryeministri i vendit, Niko Peleshi, ndërsa lideri i Frymës re Demokratike, Bamir Topi, shoqërohej nga nënkryetari i kësaj force politike, Daut Gumeni.
Lajmi u perditesuaRedaksia online
(ac/d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14
-
Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori i vrasjes së Martin Canit: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë
29 Nëntor, 09:12
-
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor
29 Nëntor, 08:51
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor, 08:46
-
Conference League/ Chelsea dhe Legia nuk falin, dy skuadrat kalojnë në fazën e 1/16! Rezultatet e 17 ndeshjeve
29 Nëntor, 08:46
-
VIDEOLAJM/ Lezhë/ Nënkalimi në Fushë Mamurras i pakalueshëm për makinat e vogla, niveli i ujit arrin 40 cm
29 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Sheshi 'Duomo' i Milanos kuq e zi për 28 Nentor! Shikoni festën e shqiptarëve në Itali deri në mbrëmje vonë
29 Nëntor, 08:37
-
Europa League/ Lazio barazim kualifikimi, në 1/16 edhe Bilbao e Frankfurt! Man. United fiton me përmbysje, Tottenham dhe Roma barazojnë 2-2
29 Nëntor, 08:26
-
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet
29 Nëntor, 08:23
-
Sot 29 Nëntori - 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e ShBA-së: Koha për të nderuar sakrificat e festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj
29 Nëntor, 08:10
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
29 Nëntor, 08:10
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07