TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar në lidhje me pr/buxhetin e 2014 dhe paketën e re fiskale.

Për më shumë se një orë fjalim, kryeministri Rama njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste mbrojti pr/buxhetin e vitit të parë të qeverisjes së tij si dhe paketën e re fiskale, të cilat, siç tha ai u hartuan të "kushtëzuara nga domodoshmëria për tu përballur me një katrahurë, dhe jo në kushtet e një vendi normal."

Rama tha se buxheti përmes mbështetjes së FMN-së jep qartë mesazhe dhe është i nevojshëm për të vënë në lëvizje mekanizimin e ekonomisë si dhe për të nxitur punësimin.

“Kemi trashëguar katrahurë financiare dhe një vend të gjunjëzuar financiarisht  me një mori borxhesh. Në  99 ditë kemi bërë për Shqipërinë zgjidhjen e duhur për ndalimin e hemoragjisë por dhe rimëkëmbjen e ekononisë  së familjarëve.... Pr/buxheti është solid dhe siguruam vënien në jetë të një sistemi të ri taksimi që  do i kthejë frymën e mbetur në vend dhe shmangëm mundësinë  reale të  një programi të tipit austeriteti që do të sillte ulje rrogash dhe ulje investimesh siç ka ndodhur në botë dhe ndërtuam një program fleksibël rritje ekonomike që vitin tjetër do na japë shenjat e parë të daljes nga asfisikia”- nënvizoi kryeministri.

  Referuar nivelit të lartë të borxhit shtetëror, Rama tha se qeveria e re ka arritur të "çmontojë minat me sahat që do të plasnin njëra pas tjetër duke hedhur në erë urat e së ardhmes çka  do të kthenin situatën e rënies së piramidave në ’97-n. "
 
  “Nëse do t’i shtojmë 100 milion $  investime në projektet e qeverisjes vendore dhe 665 milion $ investime të tjera, buxheti i 2014-ës, që është një buxhet i kondicionuar nga domosdoshmëria për t'u përballur me një katrahurë të trashëguar,  jo vetëm është buxheti më i madh, por është buxheti që injekton drejtpërdrejtë në ekonomi për të vënë në lëvizje makineritë e saj, duke i shërbyer edhe hapjes së vendeve të reja të punës”, theksoi Kryeministri.

Rama tha se taksa 10 lekë për naftën nuk do të rrisë çmimet e tjera ndërsa dhe se rritja e taksës për biznesin e madh nga 10-15 % nuk do të ketë efekt të madh tek biznesi i madh të cilit brenda vitit do i kthehen 350 milionë dollarë, borxhi që qeveria e kaluar i ka atij.
Duke iu  referuar sulmeve të ish kryeministrit Berisha ndaj FMN-në Rama tha se nuk kemi të  bëjmë me Suden, apo këngët e Rrapushit.
 “Çdo 3 muaj FMN-ja do të jetë përballë nesh e do të kërkojë rezultate. Asnjë formë e marrëveshjes nuk mund të shkelet, ndryshe nga Sudja, FMN-ja nuk thotë ‘kjo ishte loja’, por llogaritë i kërkon me arbitrazh.” 
"Pagesa e borxheve ndaj biznesit është “investimi më i madh serioz për një qeveri dhe jo si bandë që vetëm merr nga biznesi dhe nuk bën asnjë shërbim ndaj tyre."- nënvizoi ai.
Rama mbylli fjalën e tij duke thënë: "Ndihuni të gatshëm për të përballuar një debat i fituar në shifra fakte e prova e të kalojë tek shqiptarët mesazhin e qartë se nga 1 janari Shqipëria do të nisë ndryshimin rrënjësor që pas 4 viteve do të kthehet në një rritje ekonomike të qëndrueshme mbi 4 %”

Më pas mbledhja u zhvillua  me dyer të mbyllura.

RAMA MBRON PR/BUXHETIN PARA DEPUTETEVE TE GRUPIT PS


 97% PERFITOJNE NGA TAKSIMI I RI, TAKSA PER BIZNESIN E VOGEL 0 
"Rruga e re nis me buxhetin dhe sistemin e ri të taksimit që ndan qartësisht të shkuarën nga e ardhmja. Çdo qytetar që jeton me punë të ndërshme e të paguar deri në 1.3 milin lekë, duhet të ndjehet mirë sot për rezultatin e 23 Qershorit se falë 23 Qershorit  do të ketë në xhep më shumë para nga ulja e premtuar e taksave.

Janë 97 përqind ata që përfitojnë nga Janari nga ulja e taksës nga fitimi. Sa më pak fitojnë aq më shumë përfitojnë. Infermierë, mësuese apo poilicë do të kenë më shumë lek për të shpenzuar në fund të muajit. Do të rrisim rrogën për punonjësist e policisë nga 20 në 25 përqind. Do të lemë pa prekur vetëm rrogën e drejtuesve më të lartë. Kemi bërë invesitimin më të madh në Policinë e Shtetit në rritje rrogash. Ky është investim jo vetëm për të por për çdo pensionist, student, nxënës, sipërmarrës e komunitet që kërkon në rradhë të parë, siguri, rend etj.

Kundërshtarët tanë u treguan cinikë me ne dhe shumë të tjerë dyshuan kur kam thënë se do të bëjmë zero taksën e biznesit të vogël.  Ja ku iu them se nga 1 Janari, takza e biznesit të vogël do të jetë zero. Jo vetëm kaq, por edhe do të hiqen vështirësit admistrative të pagimit të taksave, deri tani me dy palë letra, dy palë taksidarë, dy pushtete. Nga 21 janari do të paguajmë vetëm për taksën mbi fitmin
 
Do të përfitojnë drejtpërdrejt nga kjo ulje  dhe do të kenë më shumë të ardhura në xhep për të shpenzuar dhe riinvestuar në ripunësim."

DO TE HEQIM TAKSEN E SEMUNDJES
“Janë tallur po ashtu kur jemi zotuar se do të heqim taksën e sëmundjes, taksën 10 përqind për barnat dhe do të barazojmë çmimnet e ilaçeve në Shqipëri me vendet e origjinës së prodhimit të këtyre ilaçeve dhe nuk do të lejojmë që një ilaç në Shqipëri të kushtojë tre herë më shumë se në vendet e origjinës. Sot, kjo është realitet. Nuk ka më taksa mbi ilaçet dhe materialet shëndetësore.”


TAKSA MBI NAFTEN, PER 8 VITE CMIMI SHKOI NGA 600 NE 1800 E NUK NDODHI APOKALIPS 
“Po bëhet zhurmë e padrejtë dhe më qëllimin për të krijuar frikë e pasiguri te njerëzit. Në fakt, nga frika e dukshme e suksesit të sigurt. Do të ketë vetëm rritje prej 10 lekësh të taksës së qarkullimit të naftës.

Flitet për apokalips që do të vijë shpejt për shkak të këtyre zero lekëve, që dalin nga xhepi i atyre që kanë mundësi të ecin me makinë dhe që shkojnë direkt për mbrojtjen e mjedisit, për të ulur ndotjen. Në fillim të rrugës ne kemi marrë përsipër që gjatë këtij mandati të bëjmë shërbimin shëndetësor nga privilegj në të drejtë për të gjithë, kanë apo jo lek. Asgjë nuk do të ndodhë me çmimet dhe nuk do të shkojmë në drejtim tjetër përveç atij të përcaktuar në përvojhën më të mirë, që do të thotë se taksa mbi karbonin dhe ndotjen është taksë që lidhet drejpërdrejt me krijimin e mundësisë së Shqipërisë për të marrë fyrmë lirisht, që të mos jetë e kërcënuar nga sëmundja dhe ndotja, në kushte kur trafiku i makinave është bërë i patolerueshëm dhe është pengesë për ata që duan të shfrytëzojnë hapësirat publike të ecin më këmbë e nuk kanë mundësi për makinë.
Është  e sigurt, se  nëse në harkun e 8 viteve të shkuara, çmimi naftës shkoi nga 600 në 1800 lek asnjë apokalips nuk ndodhi në Shqipëri. Dhjetë lek të vetme, për gjithë këto qëllime të mira dhe në funksion të vlerave dhe parimeve që mbrojmë, jo vetëm nuk cenojnë ekonominë por përkundrazi forcojnë shëndetin e shoqërisë dhe vetëm normalizojnë raportet me mjedisin e përbashkët ku jetojmë.

Falë këtij 10 lekëshi që shtohet në taksën ekzistuese të qarkullimit, sigurojmë kontroll shëndetësor falas për njerëz në moshën më vunerabël, për shkak të pamundësisë për vizitë shëndetësore ashtu siç ndodh në çdo vend normal.

30 mijë gra e vajza do të përfitojnë falas ekzaminimin përgjatë shtatznënisë, gjë që nuk ka ndodhur në Shqipëri për shkak të varfërisë e pamundësië së këtij grupi jetik njerëzish.

Përfitoj të flas edhe për ekzaminim për kancerin e gjirit, në emër të të cilit kanë shkuar shumë para për të bërë festa dhe  kanë ushqyer propagandë në tribuna por asgjë konkrete për të shkuar konkretisht aty ku qëndron problemi, në gjirin e nënave të reja dhe nënave që kanë fëmijë.
Jemi i vetmi vend në Evropë dhe rajon, që deri më sot nuk ka të garantuar as të parën, as të dytën dhe do të bëhemi vend normal, si të tjerët".
 

NUK PO RRISIM BORXHIN POR PO E LEGALIZOJME
"Kemi trashëguar një borxh të lartë publik, të cilin nuk po e rrisim, por po e legalizojmë duke legalizuar edhe atë pjesë borxhesh imediate që ka bllokuar rrugën dhe gjendet si kërcënim real dhe imponim për atë çfarë duam Shqipërinë nesër: duam që Shqipëria të mbytet në borxhe apo të dalë nga kurthi i këtij laku? I shoh me kënaqësi takimet e opozitës me biznesin e madh, sepse kurrë në 8 vjet nuk arriti ta bëjë një takim të tillë para një pr/buxhet nga frika e sipërmarrësit se pas daljes në tv i shkon fatura tek del fatura nesër tek dera. Por ajo që dëshiroj të them dhe është thënë për përfaqësues të biznesit të madh, është se në rradhë të parë, rritja e tatimit për kompanitë nuk duhet trajtuar si rrufe në qiell të pastër se ka qenë e qartë si drita e diellit, që kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë.
Nga ana tjetër, dua të them që e vërteta është se ata do të paguajnë më shumë, jo për të tjerët por në rradhë të parë për veten e tyre, mbarëvajtjen e kompanive të tyre dhe këputjen e zinxhirit që u ka lidhur këmbët me borxhe".
 
TAKSA NDAJ BIZNESIT TE MADH SHUME E VOGEL, BRENDA VITIT DO JU KTHEJME 350 MILIONE DOLLARE


Nga 1 janari nis shlyerja e borxheve. Nëse nga rritja nga 10 në 15 % që është një taksë shumë e ulët për biznesin, buxheti do marrë 16 milionë dollarë, brenda vitit të ardhshëm ne do i kthejmë kompanive 350 milionë dollarë për shërbime e punë të papagauara nga qeveria e mëparshme, që nuk do i kishim marrë kurrë në kushte kur bankat nuk u japin më kredi.. Përndryshe nuk do i kishit marrë kurrë, vetëm do shkonit në faliment. Nuk kemi thënë që taksën e biznesit të madh do e vendosë vetë biznesi. Taksat për biznesin e madh do i vendosë qeveria e zgjedhur nga 1 milionë vota dhe jo biznesi i madh.
 
Sot kanë lënë në shtëpi mijëra punëtore e njerëz që nuk shkojnë dot në punë për shkak të këtyre borxheve.
Kush na tregon se vitin e ardhshëm nuk bëjmë investim, bën dyfish gabimin të gënjejë.
Ky është investimi më i madh dhe serioz për tu sjellë si  qeveri e vendit, jo si bandë që përdor emrin qeveri.
 Ka rëndësi për ne që Shqipëria të fillojë të ecë në bazë dialogu, të dëgjojë e jo domosdoshmërisht të biem dakord me njëri-tjetrin. Por taksën për biznesin e madh do e vendosë qerveria e zgjedhur.
Nga ana tjetër, nuk mund të kërkoj më shumë përgjegjësi, nga kompanitë, biznesi i vogël, nëse pranojmnë të ecim në rrugën e papërgjeshmërisë, duke mos marrë detyrimet tona. Një qeveri e zhytur në borxhe nuk meriton të quhet qeveri dhe as nuk mund të qeverisi vetëm në rrugën e shkatërrimit.
 Buxheti i 2014-ës është i kondiconuar të përballet me katrahurë dhe është një buxhet jo në kushte normale. Por ai është jo vetëm buxheti më i madh por injekton drejtpërdrejt në ekonomi për të nxitur drejtpërdrejt punësimin".
 
TRANSFORMIMI NË ARSIM. PROJEKT PILOT NË 110 SHKOLLA


"Ky është vetëm fillim edhe i një transformimi rrënjësor në arsim.
Duke nisur me zotimin, edhe pse na kanë qeshur shumë, por do të bëhet realitet me kalimin e nxënsve të këtij vendi, që të kalojnë nga malet me libra në çanta në përdorimin e tabletave elektronike, nga mësimi me laps e fletore në procesin mësimor me standare të vendeve normale. Vitin e ardhshëm, implementimi i këtij projekti do të bëhet përmes një projekti pilot për 110 shkolla."

SUBVENCIONE PËR FERMERËT DHE INVESTIME PËR SISTEMIN E UJIT

 "Po ashtu, ky buxhet falë marrëveshjes me FMN dhe falë mbëshetjes nga Banka Botërore është buxheti që garanton investime të qenësishme më të mëdha se çdoherë tjetër në fushën e bujqësisë për fshatin. Fokusi do të jetë tek ujitja, mbrojtja e popullit nga përmbytjet etj.
Zotimi ynë për fshatin është madhor dhe sigurisht ka një sërë elementësh pavarësisht se në 2014 do të kermi 505 milion lekë më shumë se sa në vitin elektotal 2013. Nuk ka dyshim se zotimi për fshatin është më i gjerë se kaq dhe nuk tregojmë gishtin kur gishti tregon hënën. E kemi të qartë çdo të bëjmë më shumë pas 4 vitesh. Haëspirën rurale do ta shndërrojmë  nga hapësirë kaotike në hapësirë të zhvillimit të qëndrueshëm.
Po citoj se vetëm për ujin në fshat dhe për kanalizimet, ne do të investojmë 21.8 milard lekë nga fondi  jashtë buxhetit, të firmosur tani.
Tani kemi ujësjellësa me çelësa në dorë që nuk punojnë, sisteme kanalizimesh që nuk punojnë, landfillde që nuk punojnë, e që janë ndërtuar me paratë e marra borxh nga xhepat e popullit shqiptar. Tani, këto vidhen për skrap e nevojat e atyre që i shohin si gërmadha.
Kemi marrë zotim shumë solemn e dua të jem i qartë që do të bëjmë zero taksën e tatimit për vlerën e shtuar, për çdo produkt bujqësor.
Sot, me ato që kemi në dispozicion dhe me mekanizmin që mungon e sistemin absurd e korruptiv ka vetëm një rrugë: Të formalizojmë ekonominë në fshat e tu japim paratë në dorë mbrapsht, duke bërë zero çdo taksë mbi imputet për çdo kënd që paraqet një faturë.
Ta ndajmë naftën që përdoret për xhiro apo tranpsort në rrugë, nga nafta për prodhim bujqësor. Sot, kjo është e pamundur në 99 ditë, me sistemnin e naftës, sistem i marrë peng në mënyrë kriminale me mbështetjen e qeverisë së djeshme. Sektori i naftës është kthyernë xhungël.
1.9 milard lek nga buxheti pa llogaritur disa financime të siguruara, do të shkojnë drejpërdrejt për bujqësinë. Nga këto do të kemi subvencione për fermerërt dhe investime për uijitjen."
 
 
 SHTRESAT NË NEVOJË, SUBVENCIONIM 10 PËRQIND PËR ENERGJINË DHE PRODUKTET E SHPORTËS

"Jam i kënaqur të shpreh sot pas përpjekjesh intensive, se ky është buxheti ynë, i PS-së dhe LSI-së, i asaj pjese të politikës shqiptare, që solidaritetin e ka vlerë dhe parim të panegociueshëm. Është buxhet solidar se çdo shqiptar, çdo familje që bën pjesë në kategorinë e shtresave në nevojë do të përftitojë para për të subvencionuar 10 përqind të faturës së energjisë dhe produkteve bazë të shportës. TVSH-ja për këtë kategori për ushqimet e shportës dhe eneergjinë elekrtike bëhet zero.
 Janë 110 milion dollarë që do të vihen në dispozion të këtyre shtresave, për t’iu krijuar lehtësi dhe fyrmëmarrje, duke u dhënë mundësi të mos jenë ilegalë e të mos fshihen për të paguar energjinë.
 Do ua japim paratë në dorë për çdo faturë energjie që paraqesin duke hequr taksën për TVSH-në dhe duke ulur 10 përqind faturën", tha Rama.
 

NEN AKCIZE PIJET ALKOOLIKE DHE ENERGJIKE DHE DUHANIN, DO NA E DINE PER NDER
"Kam dëgjuar shumë por asnjëherë atë që kam dëgjuar nga opozita, se kjo qeveri i ka dalë hapur në luftë dashamirësve të duhanit.
Ky ishte nocioni që na e dhanë këta, që nuk e kanë fare haberin e për më tepër, duke pasur kaq vite mjetet kanë stimuluar dashurinë për duhanin.
Ne do të dekurajojmë pirjen e duhanit edhe duke rritur akcizën. Dhe kush pi duhan do të na i dijë për nder, nëse le duhanin.
Ashtu si pijet alkoolike dhe energjitike. Edhe ato do të jenë me akcizë më të rritur.
Edhe kjo është një masë shumë e domosdoshme, krejtësisht në koherencë me vlerat e parimet tona, me atë që përfaqëson aleanca jonë. Unë marr përsipër kështu për tu kujdesur edhe përmes parandalimit të sëmudjeve që vijnë nga duhani, alkooli.
Të gjitha këto do të rrisin me 35 milion dollarë të ardhurat, që do të shkojnë aty ku janë shërbimet ndaj njerëzve, për shëndetin, mjedisin.
Do të paguhet për  tu ruajtur nga sëmundjet, nga ana tjetër investohet për të luftuar sëmundje.", vijoi kryeministri.


DO TË RRISIM PENSIONET
 
 “Na kanë thënë e thonë që kemi marrë përsipër të mos rrisim rrogat për vitet që vijnë, madje edhe të ulim pensionet.
Ju siguroj që nëse dy minsitrat që falenderova, bashkë me grupin e këshilltarëve tanë të rangut botëror, nuk do të kishin insistuar fort, mund të bënim atë që kanë bërë vendet e tjera.
Por, ne do të rrisim pensionet. Do të ulim çmimet e ilaçeve, të cilat e bënin pensionin e tyre nul dhe garantojmë shërbimin shëndetësor që meritojnë, duke siguruar shërbimin shëndetësor e merituar, pa sigurime shëndetëaso, me kontributin e shtetit.
Kjo do të thotë 13 milard më shumë,  25 përqind më shumë, edhe pse kemi tashmë borxhin apo harraçin e trashëguar.”

NXITJE PUNËSIMIT PËRMES TRAJTIMIT PROFESIONAL

"Do të instalojmë skemën e re të hyrjes dhe qëndrimin në sistemin e ndihmës ekonomike përmes mekanzimzit dixhital, ku do të jetë e panevojshme t’i shtrish dorën si lypasr kur je në nëvojë, jo për fajin tënd, një kryetari komune apo zyrtari të korruptuar në zyrën e ndihmës sociale, kur mjafton të paraqesësh kushtet e tua e të marrësh atë që të takon.
Nga ana tjetër, në 2014-ën trefishojmë. Nuk është shumë në raport me objektivin, por shumë në raport me të shkuarën, fondin për të nxitur punësimin. Do të ketë përfshirje në skenën e punësimit përmes formimit për punë të mijëra personave të papunë.
Fondi në këtë pikë rritet me 220 përqind, me rritjen e një rrjeti shnërbimesh për të ndërmjetësuar rrugët e punësimit për 12 mijë punëkërues të regjistruar si të papunë dhe mundësitë për trajtimin profesional të të papunëve.
Duke orientuar në tregun e punës e jo pas dyerve të Bashksië, për të marrë doemos punë shteti.
Për ne, adiminstrata nuk mund të jetë zyrë pune. Por zyra e punës së administratës duhet organizuar në qendra administrimi dhe promovimi të kërkesave për punë.
 
Buxheti, pavarësisht borxhit të trashëguar parasheh 35.1 miliard lekë investime për transportin, ndërkohë që investimi për transportin është shumë më i madh falë projekteve jashtë buxhetit të shtetit, disa prej të cilave janë në rrugën e finalizmit e të tjera kanë filluar".

 
 
“DO TË RRISIM FONDET E STREHIMIT PËR TË PASTREHËT”
 
"Jemi në shqyrtim të kapitullit që ka të bëjë me strehimin. Jemi para skemës tronditëse për marrjen e parave për të pastrehët nga njerëz që i përdorin këto fonde për vila me kredi nga banka, me interesa që i paguan qeveria.
Kjo çështje është ende nën shqyrtim. Por është e sigurt që shqiptarët, ata që janë të pastrehë do të shohin një situatë tjetër".
 
 
BUXHETI,MUNDËSI BASHKISË SË TIRANËS TË FILLOJË PUNËT E LËNA
 
"Buxheti i 2014-ës për njësitë vendore është më i madh se ai elektoral për njësitë vendore për 2013-ën. Është buxheti i parë që nuk diskriminon të majtë apo djathë e jep mundësi Bashkisë së Tiranës të rifillojë punën që e ka lënë, punën që nuk mbahet mend që kur e ka lënë, se aq shumë punë kanë mbetur pa u bërë në Tiranë."

 
 MBROJTJË PËR TRASHËGIMINË KULTURORE


|Në fund, them që 161 përqind do të rrisim fondin për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës. Që do të thotë se jemi shumë të vetëdijshëm se ndërkohë që flasim e ditët dhe vitet ikin, Shqipëria, për të cilën kemi mësuar shumë në histori e parë shumë albume e dëgjuar shumë, po zhduket. Shqipëria e gjithë atyre vlerave të shumta kulturore që na bëjnë krenarë e të tjerët të mbajë fjalime tronditëse për vendin me kulturën më të pasur në botë, po zhduket. Por shenja e parë e vullnetit për të vendosur rendin mbi trashëgiminë kulturore".
 
 
RAMA: BUXHETI MESAZH I QARTE PER INVESTITORET, KA MBESHTETJEN E FMN

“Nuk është buxhet i kushteve të krizës, por buxhet kthese  i rimëkëmbësje ekonomike që na jep mundësi ti tregojmë tregjeve e Europës se këtu është një vend serioz dhe ka një qeveri serioze. Këtu është rivendosur ekuilibri mes qeverisjes dhe nevojave të vendit dhe se këtu nuk do të vazhdojë më rruga e rrënimit por ka nisur një rrugë e re. Injektimi që i bëjmë ekonomisë me 1.1 miliardë dolllarë dhe mesazhi i qartë që i japim bankave se erdhi koha për të çliuruar kreditë dhe kreditë e këqija të ulin nga pagesat mbrapsht dhe mesazhi se tatimi mbi vlerën e shtuar do të shlyhet  siç është shkruar në ligj, dhe prandaj do rimburojmë direkt masën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Është mesazh që do na ndihmojë më shumë të jemi më bindës para ivenstitorëve të huaj dhe të mos gjendemi si në Itali e cila me gjithë entuziazmin na përsëritën përmes të gjithë atyre që morën fjalën se përse duhet të beseojmë ne që në Shqipëri ka nisur kapitulli i një vendi normal kur kemi dëgjuar se qeveria të merr tvsh e nuk ta jep mbrapsht; të shfaqet t e dera e të thotë e ke gjobën kaq e aq. Se qeveria kontrollon gjykatat e përmes gjykatave të nxin jetën dhe i jep koncesionet familjes së vet. Këto janë pyetje të investitorëve italianë dhe jo të anëtarëve të PS në Itali. Ky buxhet përmes mbështetjen të FMN e jep qartë mesazhin dhe për ta”.

ÇDO TRE MUAJ, “LLOGARI’ PARA FMN-SË
 
“Akuzohet FMN-ja si dëshmitar i rremë nga po ata që thoshin: lëreni FMN-në, se kemi SUDEN, kemi këngët e Rrapushit, e që kështu dogjën shtëpinë e përbashkët.
Ky buxhet me mbështetjen e FMN-së jep mesazhin e qartë dhe imponon. Nuk dua të mendoni se kemi bërë për budalla FMN-në.
Marr angazhimin për reforma strukturore të thella në disa sektorë.
Çdo 3 muaj FMN-ja do të jetë përballë nesh e do të kërkojë rezultate. Asnjë formë e marrëveshjes nuk mund të shkelet, ndryshe nga Sudja, FMN-ja nuk thotë ‘kjo ishte loja’, por llogaritë i kërkon me arbitrazh.
Nga 1 Janari Shqipëria hyn në rrugën e një ndryshimi rrënëjsor, me një rritje ekonomike të qëndrueshme me mbi 4 përqind.”
 
 

Redaksia online
(sg/bg/shqiptarja.com)