Rama tregon nëse ka pakt me
PD për koalicion pas zgjedhjeve

Rama tregon nëse ka pakt me<br />PD për koalicion pas zgjedhjeve
Pas deklaratave të Blushit për një koalicion pas zgjedhjeve mes Bashës dhe Ramës, kryeministri nga Fieri ka shpjeguar marrëveshjen duke lënë të kuptohet se nuk ka pakt pas 25 qershorit.
 
Mos i dëgjoni fare. Mos humbi kohë me ata që dalin në televizor dhe thonë; Jo po këta janë marrë vesh, do qeverisin bashkë e do bëjnë bashkë e do shkojnë bashkë ...
 
Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë. Ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli se kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme.
 
Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, ata i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda.
 
Ka vetëm një fuqi që mund të bëjë shtetin dhe kjo është vetëm Partia Socialiste dhe nuk ka tjetër, se tjerë nuk ka, Lulin tani që e njoh edhe nga afër harrojeni, vetëm PS
” tha ai.
 
Nga Fieri ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetjen e tyre, që PS të marrë 71 mandate vetëm për të qeverisur.
 
Ai shtoi se vendi është gati për të hapur negociatat, pasi është hapur rruga për reformën në drejtësi, prandaj nuk duhet të kthehemi pas.
 
Reforma në drejtësi më e vështira. Sapo ia kemi hapur rrugën dhe në 25 qershor duhet të vazhdojmë rrugën që kemi hapur, apo të kthehemi në rrugën që ishim?
 
Mos lejojmë që timonin e qeverisë ta marrin ata që e drejtuan Shqipërinë drejt humnerës dhe na lanë një situatë të vështirë.
 
Ne kemi hedhur themelet për të ngritur shtëpinë, një shtet serioz. Nëse na vini njerëz në prehër që ti japim makinës me lloj lloj duarsh rruga nuk është e sigurt.
 
Ne duam të mbajmë timonin e reformave për të bërë shtet. Edhe në marrëveshje ne treguam se njerëzit nuk janë të ndarë kur vjen puna te Shqipëria.
 
Ne nuk donim të shkelnim Kushtetutën për të shtyrë zgjedhjet përtej afatit të përcaktuar, asnjë shantazh dhe presion dhe asnjë dhënie mundësi që Shqipëria të bëhej gazi i botës, që një grup njerëzish të mbledhur në një cadër që kërkonte të largonte qeverinë
” deklaroi ai.

 
 
dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara