Rama tregon planin për liri me pikatore: Po e diskutojmë, por nëse thyhet burg

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bazuar te ecuria e karantinës qeveria mund të mendojë për një liri me pikatore, por shkalla shkallë. Por cilat janë mundësitë që po shqyrton qeveria? Kreu i qeveria e shpjegoi më poshtë, por theksojmë që nuk ka vendim, pasi është vetëm në diskutim.

'Bazuar në këtë ecuri kemi mundësinë që të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj dhe tonën, por nuk kemi asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin që të mos hedhim hapa të nxituar dhe ndërkohë që dua t'u them se nëse do të zgjedhim si po mendojmë, të fillojmë të bëjmë disa lehtësime, patjetër do të bëjmë edhe disa shtrëngime. Pasi nëse do të lehtësojmë pak, do të jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë dhe thyejnë rregullat duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Po konsiderojmë, është që duke lehtësuar fjala vjen, fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të lëvizin me makinën e tyre, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar. Duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje liri për këdo që merr makinën për të shkuar në punë dhe e përdor për të transportuar njerëz të tjerë. Këtë po diskutojmë në shtabin tonë. Po dëgjojmë me vëmendje ekspertët, ku më pas do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë.

Ne po mendojmë një masë lehtësuese, jo sot dhe nesër por pak më tutje për të lejuar ata që punojnë në biznese të mëdha apo të vogla të lëviznin me makinë e tyre. Por ju shtroj pyetjen a jeni dakord që kjo duhet shoqëruar jo thjesht me gjobë, por deri në heqje lirie. Por ata që e përdorin për xhiro nuk mund të kthehen më në shtëpi. Mendojmë që në këtë fazë ka një vetëdije më të madhe. Por do ta bëjmë me shumë kujdes dhe vetëm nëse do të jemi dakord, që do të shtrihet orari patjetër, por kush do të thyejë rregullin do i hiqet liria" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama tregon planin për liri me pikatore: Subvencion për familjet që jetojnë me qiranë që marrin, të hënën paga e 'luftës' për 10 mijë bizneset e para


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit