Gjatë konferencës së sotme, Rama u ndal dhe tek procesi i komunikimit me liderët e vendeve europiane. Rama ka thënë se është falenderues ndaj Merkel dhe Macron për mbështetjen ndaj Shqipërisë.
Jam ndjerë shumë mirë se Shqipëria ka gjetur dhe ka bërë disa miq shumë të mirë dhe të vërtetë të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fjalë të mira por luftuan me këmbëngulje për të mos e lënë anijen tonë pa një datë ankorimi. Që nga Merkel e cila ma bërë të qartë që në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, po ajo do të ishte në krah. Marcron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte po për një datë, por më premtoi se në respekt të reformave të qeverisë sonë, do të mundohej për një zgjidhje.
Edi Rama, Kryeministër
Lajmi kryesor: