Rama: Tregu i fruta-perimeve si
ishte dhe si u bë falë reformave 

Rama: Tregu i fruta-perimeve si<br />ishte dhe si u bë falë reformave 
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të bëjë pjesë të rubrikës së tij tregun e fruta- perimeve në njësinë numër 2 në kryeqytet.
 
Nëpërmjet fotografisë, kreu i qeverisë ka evidentuar ndryshimin që ka pësuar tregu nga viti 2013 në ditët e sotme.
 
Rama thekson se ky produkt është rezultat i reformave që ka marrë qeveria e tij.
 
Duke sjellë në vëmendje një raport të Bankës Botërore, Rama shkruan se në vitin 2016 është regjistruar shifra më e lartë e konsumit privat gjatë 10 viteve të fundit.
 
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Tregut të fruta-perimeve në Njësinë 2, Tiranë më 2013 dhe sot. Falë reformave në rrugën tonë të vendosur për të bërë shtet, gjatë vitit 2016 konsumi privat pati rritjen më të lartë vjetore gjatë dekadës së fundit. Siç e cilëson Banka Botërore: “Kërkesa e brendshme ka përfituar nga rritja e punësimit, nga kushtet stimuluese, nga rritja e besimit të agjentëve ekonomikë si dhe nga investimet e huaja direkte”, shkruan Rama. 

rama
(Postimi i Ramës në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

SHBA instalon këshilltarin e vet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe Nancy VanHorn

SHBA instalon këshilltarin e vet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe Nancy VanHorn