Gjatë një takimi me fermerë në Sohodoll të Dibrës, Rama u shpreh se me lëshimin që bëri maxhoranca, tregoi se demokratët nuk i sheh si armiq. Sipas tij, demokratët mund të ishin ende në çadër nëse shumica s'do kishte pranuar marrëveshjen, pasi sipas tij, opozita kishte edhe faktorin ndërkombëtar kundër.
"Me marrëveshjen iu treguam të gjithë demokratëve që s'i kemi armiq, se të ishte për ashtu i kishim lënë në çadër, se kishin të gjithë botën kundër dhe kishim vazhduar e kishim 100 deputetë sot pa bërë fushatë fare.
Por menduam edhe për lulin e udhëheqësit atje pas, dhe njerëzit e zakonshëm. Duke e lënë Lulin jashtë zgjedhjeve, ne do fitonim. Ua dhamë marrëveshjen se na intereson Shqipëria mbi interesin e ngushtë të partisë. Ne nuk e duam pushtetin për vete, ata duan votat për vete për t'u kthyer në një votë të cilën nuk dinë ta bëjnë", u shpreh Rama.