Burime thanë për Report Tv se takimi mes dy kryeministrave ka zgjatur rreth 45 minuta dhe tema diskutimi kanë qenë çështjet e vjetra mes dy vendeve, të cilat janë futur në një rrugë të rëndësishme zgjidhjeje.
Vetëm pak ditë pas takimit në rang diplomatësh, mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, ku çështjet e mprehta të së shkuarës u futën në hallkën e zgjidhjes, vjen takimi mes dy kryeministrave.
Ndërkohë, nga studio e Report Tv, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të marrë zgjidhje edhe çështja më e nxehtë mes dy vendeve, ajo e ligjit të luftës, ku tha se ky ligj do të mbetet i së shkuarës dhe nuk do të jetë më në fuqi, ndërsa ka nisur tashmë kërkimi i varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Dragot të Tepelenës.
Report Tv mësoi se në takimin mes Ramës e Tsipras kanë qenë edhe dy ministrat Bushati e Kotzias, ndërsa dy kryeministrat pritet të takohen sërish në Athinë në muajin prill.

d.c./shqiptarja.com
