Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve

Për Partinë Demokratike, turi i takimeve me Diasporën që kryeministri Edi Rama do të nisë gjatë majit në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, është propagandë.

Sipas zëdhënëses të selisë blu, Mirela Karabina, kryeministri ka penguar votën e diasporës, ndërsa shqiptarët sipas saj janë larguar nga keqqeverisja.

Deklarata e Plotë e Mirela Karabinës

Edi Rama prej 11 vitesh ka penguar qëllimisht votimin e shqiptarëve të diasporës. Ai ka frikë nga vota e pakontrolluar e shqiptarëve nëpër botë, ashtu sikurse dhe ajo e shqiptarëve brenda vendit, ndaj pengon dhe Reformën Zgjedhore për lista të hapura.

Turi i takimeve të Edi Ramës me shqiptarët e diasporës është një shfaqe e radhës, një propagandë e përsëritur kjo e dalë boje dhe në kurriz të qytetarëve!

Shqiptarët nuk janë larguar nga vendi si pasojë e luftërave apo fatkeqësive natyrore, por për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe mungesës së shpresës.

Lidhjen e diasporës me vendlindjen nuk e bën dot më Edi Rama sepse nuk ka as moralin dhe as fuqinë politike! Bashkëpunëtorët e tij më të afërt, zëvendëskryeministër në arrati, ish ministra e ministra dhe zyrtarë të lartë paraqiten çdo ditë në dyert e drejtësisë SPAK për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Kështu që, cilën diasporë do të takojë Rama, atë që prej 33 vitesh kontribuon me të ardhura për të mbajtur familjet dhe prindërit e tyre në Shqipëri sepse kjo qeveri ia ka vështirësuar dhe pamundësuar jetesën normale?

Cilën diasporë do të takojë Rama, atë që e ka dëbuar dhunshëm, rininë, së cilës nuk i siguroi as arsim cilësor e kushte normale, as punësim e pagë të mirë për një jetë dinjtoze si bashkëmoshatarët e tyre ne Rajon dhe Europë?

Shqiptarët nuk joshen dhe nuk bien pre e propagandës së Edi Ramës!  Ata duan zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme në zbatim të ushtrimit të drejtës së votës, sipas Kushtetutës.

Partia Demokratike me propozimet e saj prej muajsh kërkon që të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo ndodhen, të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës përmes votimit elektronik në ambasada apo konsullata në vendet ku jetojnë e punojnë.

Edi Rama ka frikë nga vota e shqiptarëve, sidomos të diasporës, ndaj dështoi Komisionin e Reformës Zgjedhore për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votë të diasporës dhe votim elektronik.

Shqiptarët në mbarë botën ku jetojnë e kanë dhënë votën kundër të tyre, pasi ata janë larguar nga vendlindja për shkak të Edi Ramës dhe qeverisjes së korruptuar të tij.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 24/04/2024 09:31

    Shume maskarenj këta të PS-se nuk po na lejojnë të votojmë. Kur ishte PD-ja kemi votuar? Se nuk me kujtohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos