Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me një nga bizneset private në kryeqytet për të diskutuar rreth pagave. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se qeveria po merr masa në mënyrë që të mos shfrytëzohen punëtorët dhe të marrin paga minimale ndërsa pronarët shtojnë vilat e tyre.
Kreu i qeverisë përsëriti se nuk do të marrë tender asnjë kompani ndërtimi me pagë minimale dhe shtoi se është e turpshme që shqiptarët të shfrytëzojnë shqiptarët e më pas ankohen se emigrojnë drejt vendeve të tjera.
“Investimi , pagesa e punonjësve është investim dhe për ne kjo nuk është thjesht një çështje rritje pagash në sektorin privat, është një çështje beteje kundër shfrytëzimit, ky është shfrytëzim. Ti japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila ky është shfrytëzim, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa.
Ne nuk mund ta vendosim këtë, se nuk është qeveria që vendos sa do jetë paga, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Nuk do pranojmë që të na futen në tenderat e shteti me paratë e shtetit kompani ndërtimi që thonë që paguajme punëtore me pagë minimale, gënjejnë pasi nuk ka punëtor sot që hip në skelë dhe të vjen me pagë minimale.
E dyta ajo që paguajnë në të zezë duhet të dalë në të bardhë dhe e tretë nuk mundet ne t’ju japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtore që nuk marrin një pagë dinjitoze.
Ne nuk mund të mbështesim me paratë e popullit shqiptar dhe shteti punon i gjithi me taksa, kompani të cilat shfrytëzojnë shqiptarët. Shqiptarë që shfrytëzojnë shqiptarë, për turpin e dheut. E fundit që kam është të jeni të bindur për një gjë që kjo paga këtu, paga juaj mesatare do të shkojë në vazhdim do shkojë afro 85 mijë lekë”, tha Rama.
Në përfundim, Rama krahasoi ‘qejfin’ në Shqipëri dhe Gjermani duke thënë se konsumimi i kafes atje nuk bëhet me muhabet si në vendin tonë.
“Kafen si këtu harrojeni se e gjeni në Gjermani për muhabet. Në Gjermani është për të mos bërë muhabet dhe e treta, harrojeni se krahasohet lodhja këtu me atë atje. Këto që thashë unë barazohen me 0 nëse paga s’është e arsyeshme. Kompaninë është mirë të mos e marrësh si të mirëqenë se ka muret e dritat por ta shohësh aty ku kompania ka burimin e oksigjenit të saj. Një gjë besoj që do e mbani parasysh para se të më shani që ju bëra këtë muhabet që të paktën ju mbajta ulur”, tha Rama.
Gjatë ditëve të fundit, kreu i qeverisë ka prezantuar rritjen e pagave për mjekët, efektivët e Forcave të Armatosura, policët, e ndërsa i ka bërë thirrje edhe sektorit privat që të ndjekë të njëjtën ritëm. Në përgjigje të kritikëve, ai tha se ky vendim ka qenë i planifikuar shumë kohë më parë dhe se nuk ka lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.
po te ishte per ju rroga nuk do ngrihej kurre o i gjat me lesh. por u iku situata nga duart se menduat se do zgjidhej problemi me gabelat e Bangladeshit. ju nuk keni per ta kuptuar kurre sa vlere kane puntoria shqiptare qe e ka zili gjithe bota per njerez mjeshtra dhe shume puntore.
PërgjigjuOr ti mos tall popullin sta mban ty me bo debat me bizneset sepse ato janë sherbetoret e juaj sepse ti me qentë deputetë qe ke ne parlament, policet qe gjobisin popullin fare kot ke mbetë ne shqiperi se mendja intelektuale,rinia i largove .....ore a je ne gjendje te kuptosh cfare i ke bo ketij populli ketij kombi
PërgjigjuMe kujtohet para disa vitesh nje thenie sarkastike e thene nga shqipot qe permblidhte mendesine per punen :/Ne Amerike,pune dhe gjume;ne Greqi,pune e qejf;ne Shqiperi qejf o qejf/!
Përgjigjunuk te ha meraku shume ty o hajdut per punetoret,,,po te hante meraku do e kishe bere tashme rrogen minimale 1000 euro....po ti je zgjebs,,,qe do te vjedhesh per tu pasuruar familjen tende ....
PërgjigjuPo si do e beje 1 mije dollare me suste ?????hahaha ..cfare injorance …o zot pse jemi kaq te trashe..
Shume mire e ka se ne fund te fundit punonjesi e ben te gjithe punen
Përgjigjubravo qe mendoni per te gjithe punonjesit
PërgjigjuKeni folur shume mire
PërgjigjuSka faj Rama vertet ne kete rast ,se jane punedhenesit qe abuzojne me pagat
PërgjigjuShume. E vertet dhe jasht nuk eshte jeta fush me lule
PërgjigjuPara nja katër vjetësh ti o monstër i the një biznesmeni që po të ankohej live para kamerave se nuk gjente punëtorë: nuk gjen punëtorë? merri në Bangladesh se ka sa të duash. Para kamerave jua bëre të qartë shqiptarëve që po nuk u pëlqeu të rrinë këtu si skllevër, le të ikin nga sytë këmbët se gati i kemi skllevërit nga Bangladeshi dhe Nepali. Mendove se do i nënshtrosh dhe skllavërosh të gjithë por nuk ja dole. Ke bëre skllevër vetëm të lodhurit e të mbaruarit nga fuqia dhe intelekti, por ata që kishin vlera, aftësi dhe dinjitet ikën për të jetuar si njerëz të lirë në vende të lira e jo si refugjatë në vend të tyre. Ke ngelur thatë tani o psikopat, se nuk ka më skllevër për ty, oligarkët dhe të ashtuquajturit biznesmenë rrjepësa me të cilët je ortak. Prandaj ke një muaj që si mashtrues dhe hipokrit i pafytyrë del po live para kamerave gjoja për të lëpirë atë që pështyve vite me radhë. Nuk ti kanë harruar shqiptarët ato që ju ke bërë.
PërgjigjuPatjeter qe s'ka me skllever per laraskat dhe dordolecet qe ka vendosur ky ne krye te shtetit. Sidomos duke pas parasysh cfare lloj satrapesh jane laraskat dhe dordolecet e ketij me ata pak punonjes shteti qe e mbajne punen me djerse. Po i perzene nga syte kembet.. Do mbesin vetem femijet e politikaneve mbesat dashnoret ...
po mer idiot po, po mos te jene rrefugjatet populli atje ka ngrejt kembet perpjete edhe ti e di shume mire, kshuqe hajde ik e mos na caj ate nuk thuhet.
Përgjigju