Endërronte të bëhej futbollist i njohur, por 18 vjeçarit Anri Kashikut ëndrra ju pre në mes mesditen e 14 korrikut kur u fut në det të shpëtonte të vëllanë 15 vjecar dhe shokun e tij që rrezikuan të mbyteshin. Dy të rinjtë mundën të dilnin mga deti në plazhin e durrësit, por Anri Kashiku jo. Për guximin dhe sakrificën e treguar, Anri Kashiku është shpallur dëshmor i atdheut, ndërsa ceremonia është zhvilluar në kryeministri në prani të familjarëve dhe të përfaqësuesve të federatës së rojeve të plazhit.

"Nuk ishte vetëm familja, të afërmit, miqtë shokët, komuniteti i zonës, ishte e gjithë Shqipëria që u prek me zemër dhe që me mendje qëndroi për një moment tek ky i ri që sikundër më tregoi babi kishte pasion futbollin. Donte të bëhej një futbollist i mirë dhe i njohur dhe që nuk ia doli dot sepse rrethanat fati e vendosën. Ai u bë heroi i të vëllait, por edhe heroi i të gjithë shqiptarëve. Përfitimi i këtij statusi të dëshmorit nuk e shuan pikëllimin e thellë të familjarëve, dhimbjen, por mbase lehtëson sado pak një plagë që fatkeqësisht do qëndrojë aty në zemrën e babit familjarëve vëllait dhe të afërmve. Nga ana tjetër është një detyrim i yni që të nderojmë çdo shqiptar, në radhë të parë këta lloj shqiptarësh, njerëz të zakonshëm, babi i Anrit është një burrë punëtor në emigracion. Më tregoi se prinin të takoheshin, i kishte dhënë fjalën që do takoheshin, por këta e solli që të mos e takonte dot djalin por të kthehej në Shqipëri për ti dhënë lamtumirën e fundit. Qeveria është zotuar që ti mbrojë fëmijët e të rënave kudo në Shqipëri, por në këtë rast Anri vetë ishte një fëmijë dhe asht si të tjerë heronjtë të këtyre ditëve edhe ai u bë një simbol i një vetëmohimi ekstrem për të përmbushur një mision që disave si mjekëve që humbën jetën gjatë pandemisë, ua sjell rruga, disa të tjerëve ua sjell thjesht një moment i gabuar që askush nuk e ka në dorë por që në atë moment të gabuar bëjmë heroikisht gjënë e duhur", tha Rama. 

I ati Anrit ndërsa falënderoi për vlerësimin që iu bë djalit, tha që askush mos e provoftë këtë dhimbje. Ndërsa kryeministri tha se heronjtë nuk bien nga qelli, por spikatin për veprat që bëjnë sikurse edhe Anri Kashiku.

Me medaljen e artë është nderuar edhe vrojtuesi i plazhit Igli Shahinaj, i cili luftoi bashkë me anri kashikun për të shpëtuar dy të rinjtë që rrezikuan mbytjen.

Anri Kashiku humbi jetën në përpjkeje për të shpëtuar të vëllanë në plazhin e Durrësit. 

Si ndodhi ngjarja:

Kur vëllai dhe shoku i vëllait me të cilët i riu ishte duke u larë në bregdetin e Durrësit rrezikoheshin të mbyteshin, menjëherë në ndihmë të tyre shkoi Anri Kashiku, të cilin më pas e rrëmbyen dallgët. Trupi i tij i pajetë i tij u gjet pas disa orësh kërkimesh. 'Heroi' i dytë i tragjedisë ishte edhe roja bregdetare, i cili tha se i kishte paralajmëruar të miturit të dilnin nga deti pasi kishte shumë dallgë dhe nuk e kishin dëgjuar. Ai u  shpreh se ishte nisur të ndihmonte dy të miturit për ti shpëtuar nga deti dhe i ishte bashkuar edhe Anri, por ky i fundit nuk arriti të dilte më.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Shpëtoi dy adoleshentët në plazhin e Durrësit, vrojtuesi merr medaljen e artë nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë medalje të artë për ‘Vlerësimin Profesional’, vrojtuesit Igli Shahinaj, i cili shpëtoi dy të miturit nga plazhi i Durrësit.

“Në momentet kur tragjedia u bë e ditur doli lajmi që tragjedia ishte rezultat i mungesës së vrojtuesit, pikës së vrojtimit, kujdesit të qeverisë. Menjëherë një tragjedi kaq e madhe, heroizëm kaq i admirueshëm ia lë bendin batërdisë së zakonshme të baltës dhe helmit të ditës. Ne e kemi të pamundur që të reagojmë dhe të sqarojmë çdo gjë që del dhe që merr dhenë. Nëse do bëjmë këtë do duhet të lëmë çdo punë, pasi sasia e të pavërteta që dalin rrugëve çdo sekondë me synimin për të helmuar dhe shqetësuar, mundësisht tani opinion publik është e tillë që nuk përballohet. Në vend se të merreshin me këtë u morën me nderimin e të ndierit. Dëshiroj që një vrojtues që ishte aty dhe që bëri pjesën e tij. Bëri dhe ai detyrën e tij duke shpëtuar dikë tjetër aty sikundër është dëshmuar nga të gjithë raportet përkatëse.

Iglit ti japim medaljen e artë për vlerësimin profesional, për arsye të rrethanës në të cilën u gjend dhe skenës që përjetoi. Nuk është puna e vrojtuesit si një turist që qëndron poshtë pikës së vrojtimit dhe ngrohet në diell. Është punë që në një moment mund të kërkojë një sakrificë ekstreme. Me moton për profesionalizmin e treguar në përballimin e situatës dhe përkushtimit për të shpëtuar, në gatishmërinë për ti dhënë ndihmën e parë në kushte të vështira dikujt në nevojë u shpreh mirënjohjen e kësaj qeverie për gjithçka bëni”, tha Rama.

Ora 17:26
Anri Kashiku u shpall 'Dëshmor i Atdheut', i ati: Dhimbje e madhe, s'do harrohet nga asnjë familje shqiptare

 

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së statusit ‘Dëshmor i Atdheut’ Anri Kashikut, me dhimbjen e madhe për humbjen e djalit, i ati u sheh se ky status bëri që Anri mos të harrohet në të gjithë kombin shqiptar.

"Kjo që më ndodhi mua shpresoj të mos i ndodh askujt, është një humbje. Nuk kam fjalë. Të falënderoj, për këtë që bëri qeveria, bëri që Anri mos të harrohet në të gjithë familjen shqiptare dhe kombin shqiptar", tha ai.