Sipas Ramës, raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm është konfirmimin i gjendjes ku është katandisur policia e shtetit.
“Për rrënimin e profesionalizimit dhe të moralit të policisë. Për keqpërdorimin e forcave të rendit në 21 janar. Për faktin se vrasjet ishin të paramenduara dhe u kryen jo për të mbrojtur institucionin, por për të ekzekutuar dënime me vdekje ndaj opozitës. Për të vërtetën se përgjegjësia për ato vrasje barbare është politike dhe përgjegjësit e drejtpërdrejtë janë ish ministri i brendshëm dhe vetë personalisht kryeministri. Kjo është një e vërtetë gjithnjë e më e qartë për të gjithë”, tha Rama.
Sipas kryesocialistit, ky dokument duhet të përdoret për të hedhur edhe më shumë dritë për të vërtetën e 21 janarit të vitit të kaluar.
“ Mbi këtë të vërtetë duhet të bëhet drejtësi, jo vetëm për të ndëshkuar deri në fund masakrën e 21 janarit, por edhe për të ndarë përfundimisht të shkuarën në pushtet nga e ardhmja e shtetit të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor socialist.
(aq/shqiptarja.com)