Kreu i qeverisë shqiptare, në një shkrim të publikuar në revistën "The Times”, thekson se vendi i tij nuk duhet të shërbejë si model për jetën jashtë BE.
Duke iu drejtuar ministrit Gove, Rama shton se Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk janë një model që të tregojnë matjen e Britanisë së Madhe me vetë Unionin.
"Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria është bërë qendër e debatit të Britanisë për Europën, por kur pash artikullin e Michael Gove i cili sugjeroi se Britani mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo-europian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjës, reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme?!", thekson Rama në këtë analizë.
Ai i kujton ministrit britanik të Drejtësisë se "është krejtësisht absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendim im nuk është një model që duhet ndjekur nga Britania. Ne nuk duhet të shërbejmë si model për jetën jashtë BE-së", thekson më tej kryeministri Rama.
Një deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, është shndërruar në objekt tallje nga britanikët.
Në rrugët e Londrës janë vendosur billbordera me flamur shqiptar dhe me mbi shkrimet “Nuk duam të bëhemi si Shqipëria”.
Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: "Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.
Daily Mail e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.
Linku i shkrimit të Ramës për "The Times"
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com