TIRANE - Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka paraqitur rezultatin e luftës ndaj evazionit. Sipas Ramës numri i bizneseve të regjistruar është rritur me 826 për qind, pse 11.055 biznese më shumë se në shtatorin e vitit 2014. Në krahasim me vitin 2013 janë 11.531 biznese, ose 1339.3 për qind më shumë. Po ashtu kryeministri Shprehet se është trefishuar numri i kasave fiskale dhe është rritur me 26 milionë numri i kuponëve tatimorë.
Përsa i përket xhiros së deklaruar rezultati është rritja me 33.3 miliardë lekë. Ndërsa janë 574 punonjës që tashmë janë të siguruar duke shpëtuar nga puna në të zezë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Përsa i përket xhiros së deklaruar rezultati është rritja me 33.3 miliardë lekë. Ndërsa janë 574 punonjës që tashmë janë të siguruar duke shpëtuar nga puna në të zezë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com











