Kryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama ka përshëndetur të gjithë myslimanët me rastin e Natës së Kadrit.

"U uroj gëzuar të gjithë muslimanëve natën e plotësimit të Librit të Shenjtë!". Nuk dihet nëse këtë urim të orës 19:45 Rama e ka bërë nga Turqia, ku njëkohësisht festohet Nata e Kadrit apo është kthyer në Tiranë.

Në orën 17:40 Rama postoi në Facebook, se sapo kishte përfunduar takimin me kryeministrin turk Erdogan, zhvilluar në Ankara, Turqi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)