Rama: Ulëm çmimin mesatar të 
energjisë, ishte 10 lekë, u bë 9.5! 

Rama: Ulëm çmimin mesatar të <br />energjisë, ishte 10 lekë, u bë 9.5! 
TIRANE - Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike prej 9.5 lekësh/këh, duke theksuar se çmimi i mëparshëm prej 7.7 lekësh/kwh ishte vetëm për fashën 300 KW.

Por sipas kryeministrit Rama, kjo fashë ishte kthyer në një mburojë e hajdutërisë, ndërsa tashmë heqja e kësaj fashe i jep fund vjedhjes masive të energjisë, duke vendosur kështu sipas tij, një sistem të drejtë ku askush nuk mund të shmanget më në kurriz të më të varfërve.

Sa i përket kritikave dhe akuzave se çmimi i energjisë elektrike është rritur, shefi i qeverisë shpjegon se çmimi në të vërtetë është ulur. Kjo pasi për të gjithë konsumatorët të cilët kalojnë 300kë, çmimi i energjisë ishte nga 9.9-10.3 lekë/kwh, ndërsa tashmë çmimi i ri duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetë 9.5 lekë/kwh.

Dhe ky fakt siç nënvizon kryeministri, shpjegon se çmimi i energjisë elektrike është ulur dhe jo rritur. Ndërsa lidhur me personat dhe familjet në nevojë të cilët duhen mbrojtur nga heqja e fashës, Rama thekson se ata do të dëmshpërblehen me pagesë të drejtpërdrejtë në pagesat e tyre të ndihmës ekonomike.

“Siç duket shumë nga llogaritaret që komentojnë këtu, ose nuk e kanë paguar ndonjëherë vetë energjinë ose, të më falin, po e kanë vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar lekët e Internetit për të vrarë kohën... Sepse çmimi i energjisë ka qenë 7.7 vetëm për fashën 300KW, e cila u vendos medemek për të mbrojtur të varfërit. Po çfarë ndodhi? U futën pas fashës edhe vjedhësit e energjisë dhe fasha mbrojtëse e të varfërve u kthye në mburoje e hajdutërise. Duke hequr fashën çmimi bëhet i njëjte për të gjithë konsumatorët dhe ata që duhen mbrojtur nga heqja e fashës, qeveria i mbron me pagesë të drejtëpërdrejtë në pagën e pensionit, të invalidit apo të familjes në ndihmë ekonomike. Të tjerët do të paguajnë mbi bazën e çmimit mesatar, i cili në janar bëhet 9.5 për të gjithë konsumatorët familjarë nga 9.9 deri 10.3 që varion sot - pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo është aritmetika e thjeshtë e çmimit të energjisë dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre që thonë "Ishte 7.7 u be 9.5"!” shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Rama: Kritikat, spekulime të turpshme për interesa të ulëta politike
Shefi i qeverisë përsërit edhe një herë se çmimi prej 7.7 lekësh/kah që ishte deri më sot, ishte vetëm për fashën dhe jo çmimi mesatar i energjisë elektrike. Ndërsa kritikat dhe akuzat e bëra nga ana e opozitës kryeministri Rama i cilëson spekulime të turpshme për interesa të ulëta politike.

“Sepse, e përsëris, 7.7 është vetëm për fashën dhe nuk është çmimi i sotëm mesatar i energjisë për të gjithë! Heqja e fashës dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos një sistem të drejtë ku askush nuk mund të shmanget në kurriz te më të varfërve siç ka ndodhur deri sot. Kush nuk është pensionist kryefamiljar, invalid apo anëtar i një familjeje me ndihme ekonomike, nuk do të paguajë me shumë, po vetëm aq sa i takon në bazë të konsumit që bën. Të tjerat janë spekullime të turpshme për interesa të ulëta politike ose thjesht hesape të gabuara, për faj të të mësuarit keq duke e shpenzuar energjinë si mall pa zot!” përfundon shefi i qeverisë. 

rama fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)