Rama ultimatum biznesit:
Vetëm 10 ditë afat për kuponat

Rama ultimatum biznesit:<br />Vetëm 10 ditë afat për kuponat
TIRANË - Bizneset do të kenë kohë dhe 10 ditë për të vendosur kasat fiskale, pas kësaj, do të nisë operacioni i kontrolleve në terren. Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje bizneseve “të vendosin kasën fiskale dhe ta vënë atë në shërbim të plotë të konsumatorit, përpara se operacioni që do të nisim ti vendosë pa kthim përpara ligjit”.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel bizneseve që të marrin masa e të heqin dorë nga evazioni fiskal nëse në Shtator nuk duan të ndëshkohen rëndë nga ligji. Rama përcolli mesazh të qartë edhe për qytetarët duke u bërë thirrje  që të mos paguajnë nëse nuk u japin kupon tatimorë.
 
Një nga masat do jetë një thirrje publike dhe detyrimi për çdo biznes në Shtatorë, ku konsumatorit nëpërmjet një tabele që do vendosë çdo biznes, i thuhet të mos paguaj nëse nuk i jepet kuponi”, - tha Rama.
 
Në ditën e parë të punës pas kthimit nga pushimet Kryeministri Edi Rama i ka hapur luftë evazionit fiskal, por në takimin me drejtuesit e tatimeve në sallën e hartave në kryeministri ka nxituar të sqarojë se operacioni i shtatorët nuk ka si qëllim të luftojë biznesin.
 
Shteti në krah të çdo biznesi që paguan taksat komfort ligjit. Qeveria është e vendosur që ti shkojë deri në fund betejës së re në dogana dhe tatime. Është një operacion pa ndalim deri në vendosjen e plotë të rendit ligjorë në hapësirën e aktivitetit ekonomik në hapësirës së shqipërisë. Unë kërkoj që secili prej jush të jetë pjesë e zgjidhjes së informalitetit dhe jo problemit . Ky është një paralajmërim i hapur për të gjithë ju e nëpërmjet jush edhe it ë gjithë vartësve tuaj. Sepse dihet tashmë botërisht që informaliteti nuk është përgjegjësi jo vetëm e atyrëe që meren me biznes por edhe e administratës”, - tha Rama.
 
Megjithatë në shënjestër të parët do të jenë bizneset e mëdha që nëse bëjnë evazion i fshehin më shumë para.

Ky operacion nuk ka për symnim më të vegjlit por më të mëdhenjtë. Ndaj ka nisur tek më të mëdhnjtë. Nafta, cigarja dhe mallrat me shumicë do jenë hallkat e para të kontrollit e më tej do të vazhdohet edhe me të tjerat”, - tha më tej Rama.



Informaliteti
Kryeministri theksoi se rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruara, ose nuk kanë fare kasa fiskale ose kasat fiskale i kanë si orendi pa vlere që nuk i përdorin, në shkelje të rëndë të ligjit po se po, por edhe në vjedhje të konsumatorit.

“Një nga masat që ne do të marrim do të jetë një thirrje publike. Po ashtu detyrimi për çdo biznes që të vendosë një tabelë ku konsumatorit ti thuhet se ka të drejtë të mos paguajë nëse nuk merr kuponin. Ndërsa në total 50 % e bizneseve, pothuajse nuk japin asnjë kupon, duke qenë haptazi në kundërvajtje të plotë ligjore dhe padiskutim në shkelje të plotë të çdo norme etike, në raport me konsumatorët”, theksoi Rama.

Bizneset
Duke u ndalur te subjektet që do të vihen në shënjestër të aksionit, Rama tha se nuk do të fokusohet te bizneset e vegjël, por në radhë të parë, te të mëdhenjtë. Prandaj dhe përgatitja e operacionit ka nisur nga më të mëdhenjtë me një analizë shumë të detajuar të situatës nga ana e shtabit drejtues të kësaj beteje.

"Nafta, cigarja, mallrat e vlerës dhe tregtia me shumicë do të jenë në qendër të përpjekjes sonë frontale. Por, pa dyshim zinxhiri i informalitetit ka një fillim, ka dhe një fund. Ne nuk duhet të lëmë pa kontrolluar asnjë hallkë të zinxhirit, nga më të mëdhenjtë tek më të vegjlit. Por, e përsëris, nga më të mëdhenjtë tek më të vegjlit”, -theksoi Rama.

Operacioni
Ndërsa shpjegoi mënyrën si do zhvillohet operacioni, Rama theksoi Për çdo rajon apo degë të sistemit tatimor dhe doganor do të ketë një plan të detajuar të operacionit, një kalendar të përcaktuar veprimesh për çdo punonjës dhe një tabelë rezultatesh të pritshme dhe të krahasuara në mënyrë periodike, me rezultatet e arritura në bazë të së cilës do të bëhet vlerësimi i punës së çdo rajoni dhe të çdo individi.
 
Paralajmërimi/ Do rëndohet dënimi për fshehjen e evazionit
Nëpunësit e korruptuar, do ashpërsohet legjislacioni
 
Në takimin me drejtuesit e tatimeve dhe doganave Kryeministri Edi Rama theksoi se një pjesë e mirë e evazionit i detyrohet nëpunësve të korruptuar dhe paralajmëroi se Kuvendi do ashpërsojë masat ndëshkuese për këto kategori.

“Ky është padyshim një paralajmërim i hapur për të gjithë ju dhe përmes jush për të gjithë punonjësit e varësisë suaj, sepse dihet botërisht për 20 e ca vitesh tanimë, që informaliteti i lartë i ekonomisë sonë nuk është thjesht një produkt i sjelljes, qasjes dhe veprimeve të paligjshme të atyre që merren me biznes, por edhe i një administrate doganore dhe tatimore që ka pjesën e vet të madhe të përgjegjësisë, pikërisht për shkak të sjelljes, qasjes dhe veprimeve të paligjshme të jo pak njerëzve brenda saj”, tha Rama.

Legjislacioni
Kreu i qeverisë tha se konsumatorëve do t’u kërkohet të denoncojnë çdo sjellje, qasje apo veprim të padenjë të punonjësve të doganave apo tatimeve. Do t’u vihen në dispozicion adresa, numra telefoni dhe kanale komunikimi në rrjetet sociale për të denoncuar me mesazhe apo me foto, a me video çdo shfaqje të padenjë ku përfshihen persona që përfaqësojnë administratën doganore ose tatimore.

“E për çdo rast të kësaj natyre do të japim llogarinë e duhur, duke marrë masat e duhura dhe duke dhënë shpjegimet e duhura publike. Nga ana tjetër, në kuadrin e masave të reja ligjore që do ti propozohen deri në fund të shtatorit Kuvendit të Shqipërisë, do të jetë dhe propozimi për të rënduar ndjeshëm dënimin për fshehjen, nga ana e punonjësve tatimorë, të një aktiviteti të paligjshëm tregtar, përkundër ryshfetit”, tha Rama.

Veprimet e paligjshme
Kreu u kërkoi të gjithë drejtuesve të pranishëm të bëhen pjesë e zgjidhjes së këtij problemi historik, dhe jo pjesë e problemit. Më tej ai shtoi se asnjë prej tyre nuk do të kursehet në rast se konsiderohet përgjegjës për veprime të paligjshme, apo sjellje të papërshtatshme që nuk i kanë munguar në vite kësaj administrate.

“Ose më troç, ne nuk dëshirojmë që sjellja e papërshtatshme, qasja e padenjë, veprimet e paligjshme, të cilat e kanë karakterizuar historikun e kësaj trupe që ju sot drejtoni, të bëhen arsye, që do të ndajnë nga rruga e kësaj beteje këdo qoftë nga ju”, tha Rama.
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën