Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazanin: Vërshim gëzimesh e mendimesh plot dritë

TIRANË, 28 Qershor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Përmes një kartoline urimi, të publikuar në rrjetin social" Facebook", Rama u uron gëzim dhe mendime plot dritë të gjithë besimtarëve.
"Çdo besimtari musliman i uroj një vërshim gëzimesh e mendimesh plot dritë në këtë muaj të shenjtë", shkruan Rama.
Urim për këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë ka përcjellë edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
"I uroj nga thellësia e zemrës të gjithë besimtarëve muslimanë një muaj të mbarë të Ramazanit. Le të jetë ky muaj i shenjtë, muaji i paqes dhe tolerancës ndërfetare që i ka karakterizuar shqiptarët ndër shekuj. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!" , shkruan në rrjetin social Facebook", kryediplomati shqiptar, Bushati./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç