Rama uron festën e pavarësisë
së Kosovës me anë të një letre

Rama uron festën e pavarësisë<br />së Kosovës me anë të një letre
Me rastin e 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kreu i PS, Edi Rama, i dërgon urimet me anë të një letre drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci. Rama i përcjell urimet më të sinqerta Thacit dhe shprehet se arritjet e shtetit të Kosovës në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

LETRA E RAMES
I nderuar zoti Kryeministër,

Përvjetori i katërt i pavarësisë së Kosovës më jep rastin që në emër të Partisë Socialiste të
Shqipërisë dhe në emrin tim personal t'ju përcjell urimet më të mira për progresin
demokratik të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë kosovare.

Janë mbresëlënëse arritjet në konsolidimin e shtetit të së drejtës në mbrojtje të lirive dhe
të drejtave të të gjithë shtetasve të Kosovës, edhe të pakicave, për të cilat Ju keni krijuar
një shembull pozitiv për të gjithë rajonin.

17 shkurti, kjo datë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës dhe të kombit shqiptar
është e gëzueshme për çdo shqiptar dhe unë përfitoj nga rasti t’ju uroj gëzime dhe
suksese të reja në rrugën e Kosovës Europiane, duke Ju shprehur vullnetin tim të plotë
për të thelluar më tej bashkëpunimin në dobi të prosperitetit demokratik e ekonomik të
Kombit tonë. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver