Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qënë i pari ai që uruar Isa Mustafën, si kryeministër i ri i Kosovës. Në një letër drejtuar, homologut të tij kosovar, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se  marrëdhëniet mes dy vendeve janë gur themeli për të ardhem.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom për perspektivat e Ballkanit si dhe të dy vendet të jenë pjesë e BE në bazë të meritës.

Në letrën e tij, drejtuar homologut kosovar, Rama shpreh bindjen se dy vendet duhet të vazhdojnë platformën e nisur të Samitit të Ballkanit.

Rama gjithashtu fton kryeministrin e ti të Kosovës për një vizitë në Tiranë. "Dera e kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur", shkruan kryeminsiteri Edi Rama. 


letra e rames



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)