Sot nis muaji i Ramazanit dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtaret myslimane anë e mbanë botës.
 
Kryeministri i Shqipërisë ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me lajmin e restaurimit të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
 
“Mirëmëngjes, dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
 
Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Agjërim të lehtë!”,
shkruan Rama na profilin e tij në Facebook.

rama xhamia

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com