Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike e cila akuzon se në Policinë e Shtetit ka një pajisjeje përgjimi. Në një status të tijin në Facebook, Rama thotë se tashmë reforma në drejtësi është në hall për shkak të perceptimit të PD-së sikur i përgjojnë.
"Hall i madh Reforma ne Drejtesi tani u behet edhe sikur i pergjojne #VajMedetPD," shkruan kryeministri.
Ndërkohë sot demokratët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkuan që në mbledhjen e nesërme Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryeprokurori Llala, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të japin shpjegime për pajisjen e e përgjimit.
Por në një dalje të tij, ministri Tahiri mohoi kategorikisht ekzistencën e saj. Ndërkohë për Presidentin Nishani pajisja ekziston, madje po kërcënon Sigurinë Kombëtare të Vendit.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com