Rama:Vazhdojnë politikat e hienave
Shqipëria do bëhet me patjetër!

Rama:Vazhdojnë politikat e hienave<br />Shqipëria do bëhet me patjetër!
Kryeminsitri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të PD-së, pas vetëvarjes me shallin e tij në qelinë e burgut të Rrogozhines Qamil Zela, 52 vjeç nga Lushnja, i arrestuar më parë për vjedhje të energjisë elektrike. Në një tjetër postim, Rama , sulmin e PD ndaj OSHEE e ka cilësuar një politikë hineash.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama duke postuar dy dokumentet, atë të arrestimit dhe gjykatës, shkruan se në burg, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shkojnë 3-5 vjet vetëm ata që kapen duke e vjedhur energjinë.

“Ju thanë që ishte në burg për 35 mijë lekë të vjetra apo jo? Shikojini këto dy dokumenta që ta kuptoni kollaj fare se ç’është politika e hienave! Nuk hyn askush në burg për borxhe ndaj OSSHE-së, kush ka borxhe lidh marrëveshjen me kompaninë ose i ndërpriten dritat. Në burg, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shkojnë 3-5 vjet vetëm ata që kapen duke e vjedhur energjinë. Prandaj kush këtu ha symbyllur bar Shqupi të vaditur me lotë krokodili, nuk i shet dot kujt as mend e as moral jo e jo!”, shkruan Rama.
 
Në një tjetër postim, Rama , sulmin e PD ndaj OSHEE e ka cilësuar një politikë hineash.
 
“Sulmi i PD ndaj OSHEE politike hienash qe ushqehen me kërmat e dështimeve te viteve te humbura te Shqipërisë! ‪#‎Shqiperia do te behet me patjetër”, shkruan Rama. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)