Rama: Veliaj kryepunëtor, e bën
Tiranën lokomotivë të punësimit

Rama: Veliaj kryepunëtor, e bën<br />Tiranën lokomotivë të punësimit
TIRANE - Ndryshimi radikal që Erjon Veliaj i solli si ministër qasjes së qeverisë ndaj punësimit dhe mirëqenies sociale, do të vijojë edhe në shndërrimin e Tiranës. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Panairi i Punës, ku theksoi se kandidati i alenacës së majtë për Bashkinë e Tiranës, do ta kthejë kryeqytetin në lokomotivë të punësimit real. 
 
“Është e sigurt që është një proces ku është zbuluar punëtori më i mirë i këtij qyteti dhe si i tillë ai nuk është më ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por është kandidati i aleancës së majtë për Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që duke vënë në krye të Tiranës një kryepunëtor Tirana të kthehet në drejtimin e  duhur, të bëhet pjesë e procesit historik për një rilindje shqiptare dhe të bëhet lokomotivë e punësimit real. Duke qenë se është dita e parë që ministri nuk është më në detyrë dua t’i shpreh të gjithë mirënjohjen dhe respektin për punën e palodhur që ka bërë dhe për faktin se nën drejtimin e tij qasja e qeverisë shqiptare ndaj punësimit dhe në tërësi ndaj temës së mirëqenies sociale ndryshoi në mënyrë radikale, u vu në drejtimin e duhur dhe tani jemi në gjendje të shkojmë më tutje mbi këtë bazë solide dëshmi e së cilës është edhe ky panair i punës”, u shpreh Rama. Fjala e Kryeministrit Edi Rama në panairin e punës‏

Rama i përgjigjet “korit të kukuvajkave”: 800 të punësuar në dy ditët e panairit
Kreu i qeverisë Edi Rama tha se vetëm në dy ditët e para të hapjes së Panairit, mbi 800 persona kanë lidhur kontrata me kompanitë pjesëmarrëse për të nisur punë, ndërsa në total, tha Rama, Panairi i Punës 2015 ofron 5 mijë vende pune. Në këtë kontekst kryeministri Rama iu përgjigj edhe kritikave se panairi është një shfaqje e përdorur nga qeveria për fushatë elektorale.
 
Sapo u çel panairi filloi kori i kukuvajkave që është një shfaqje elektorale bëhet për fushatë.
 
Dikush ankohej me mesazh se ishte pa bukë pa shpresë dhe donte punë. E mora në telefon dhe i thash “shko tek panairi i punës dhe provojë shansin tënd”. - Unë të shkoj në atë shfaqje elektorale, ça jam unë të më përdorni mua për fushatë?” Dhe nuk shkon.
 
Por e vërteta është se siç dëshmuan edhe të rinjtë këtu vetëm në dy ditët e para janë ndërmjetësuar në këtë panair mbi 800 kontakte dhe janë mbi 800 persona do të fillojnë punë, në këtë panair janë marrë një për një të gjitha dëshmitë e kompanive janë në dispozicion 5 mijë vende të reja pune. Duhet të ndryshojmë qasjen ndaj nevojës punë. Puna nuk vjen të trokasë në shtëpi të të zgjojë nga gjumi të thotë hajde bëhu gati po të pres tek kafja të bëjmë muhabet. Puna duhet kërkuar më këmbëngulje”
, u shpreh Rama.

edi rama

Panairi i Punes është organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, në Pallatin e Kongreseve nëTiranë, nga data 29 Prill-1 Maj.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos