TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Tëittet lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha gjatë takimit të shtabit të emergjencave që u mbajt në Kukës.
“Kjo qeveri s'ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh, kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm! KM mund të gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë po s'mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun e gjunjëzuar tërësisht shtetin”, deklaroi Rama në rrjetin social.
Ai u shpreh skeptic edhe për ndihmat në zonat e izoluara.
“Asnjë ndihmë s'ka shkuar në Veri prej dy javësh dhe ndihmat që mund të shkojnë nga sot do jenë thjesht mediatike, sepse shteti ka rënë!”, tha kryesocialisti.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com