Rama: Vezokratët u fyen? Ndjesë!
 I mora me të mirë me pak humo

Rama: Vezokratët u fyen? Ndjesë!<br /> I mora me të mirë me pak humo
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ndjesë kërkesës së demokratëve për ta pezulluar me 10 ditë nga Kuvendi, me argumentin se ofendoi Albina Dedën gjatë seancës së djeshme në Kuvend.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se u mundua ta kapërcejë me humor kaosin e krijuar në seancë si pasojë e veprimeve të opozitës që bllokuan punimet normale të Kuvendit.
 
"Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjesë po s'ka qenë ky qëllimi! Thjesht jam munduar t'i marr me të mirë me pak humor, sepse i pashë të rënduar", shkruan Rama.
 
Cilësimi vezorakët përdoret prej tij për të ironizuar tenttivën e deputetëve demokratë të cilët të enjten hodhën vezë në drejtim të tij por pa e kapur, teksa seanca parlamentare ishte në sekondat e fundit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?