Rama videomesazh nga makina:
Të dielën bashkohuni e votoni

Rama videomesazh nga makina:<br />Të dielën bashkohuni e votoni
Kryeministri Edi Rama teksa udhëtonte me makine nga takimet e fundit elektorale u është drejtuar gjithë shqiptarëve me një apel.

Kur 96 orë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, Rama u bën thirrje shqiptarëve të zgjedhin PS si alternativën më të mirë për qeverisje dhe të mos lejojnë që pushteti të ndahet mes partish që e duan qeverisjen vetëm si plaçkë dhe jo për punë.

Përshëndetje nga makina, nga Kruja për në Durrës, ku po mendoja për të gjithë ju që e keni ndarë mendjen të votoni. Ju lutem ngrini telefonin e kontaktoni me cdo të afërm, me cdo të njohur e t’ju thoni se këtë dielë do ndahet dicka e madhe dhe se të ardhmen e betejës për të bërë shtet do emarrë populli plotësisht në duart e veta apo partitë do e mbajnë pushtetin si tepsi e madhe në duart e tyre. Kanë mbetur vetëm 96 orë deri të dielën për të vendosur që flamuri ynë kuq e zi do të mbetet i vetmi flamur në qeverisjen që duam, për Europën që duam apo do ndahet si një placke mes partive. Pavarësisht bindjeve politike ku shqiptarët kanë një barrë të veçantë se duhet të zgjedhin të bashkuar për Shqipërinë për shtet dhe drejtësinë, mbi partitë dhe jo të ndarë mbi partira që Shqipërinë e duan për llafe të bukura por votën e duan vetëm për vete dhe grushtin e njerëzve të privilegjuar rreth kapos. Ju lutem juve që jeni në emigracion e nuk vini dot, ngrini telefonin e flisni me familjarët, qofshin socialistë apo demokratë dhe thuajuni se nuk po kërkojmë shtet për vete as fuqi për vete, por për të bërë shtet për shqiptarët. Është ky një moment i rëndësishëm dhe nuk duam që demokrati të bëhet socialist apo socialisti demokrat, por të paktën të bëhemi njëherë bashkë dhe të kthejmë dinjitetin e munguar të këtij vendi. Ka ende shumë per të bërë”, tha Rama në videon 3 minutëshe.

Gjatë gjithë kohës që bëri videon, Rama ishte i pozicionuar në sediljen e pasme. Sic ka thënë dhe Rama, ai nuk di të drejtojë makinën sepse nuk ka marre as patente.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset