Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Ekonomi do te zhvilloje një vizite dy ditore ne Suedi, me ftesë të homologut Stefan Lofven.

Gjate kesaj vizite, kryeministri do te marre pjese ne panelin e nivelit te larte te konferences Qeverisje Progresive dhe do te kete takime te vecanta me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit të Suedise.

Në këtë vizitë kryeministri Rama do te lancoje partneritetin shqiptaro-suedez ne fushen e investimeve nepermjet krijimit te nje Keshilli te Investimeve.

Ndërsa ministrja Ekonomi do te zhvillojë një takim te veçante me Ministrin e Ekonomise dhe Inovacionit ne kuadrin e forumit te madh ekonomik Shqiperi-Suedi qe do te mbahet ne vjeshte ne Tirane.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)