Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në profilin e tij në facebook një fotografi me homologun slloven Miro Cerar.
 
Rama ndodhet në Ljublanë për një vizitë zyrtare dyditore. Në këtë vizitë zyrtare Kryeministri shoqërohet nga Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit, Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes dhe Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij slloven Milo Cerar në Pallatin Presidencial në Lubjanë.

rama ne lubjane

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com