GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin.
I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung, Rama do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.
“Berlin – I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag”, shkruan kryeministri Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale, teksa publikoi edhe foto nga takimet në Berlin.
Rama shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.