Rama vizitë në Zvicër: Vettingu,
rëndësi strategjike të shumëfishtë

Rama vizitë në Zvicër: Vettingu,<br />rëndësi strategjike të shumëfishtë
Shqipëria dhe Zvicra angazhohen për të çuar përpara marrëdhëniet dhe zgjeruar fushat e bashkëpunimit. Ky angazhim u konfirmua sot nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Konfederatës Doris Leuthard, në takimin mes tyre në Bernë, ku Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare.
 
Presidentja Leuthard theksoi si mjaft të dobishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, faktin që kjo është vizita e parë një kryeministri shqiptar në Zvicër, që pas vitit ’90-të.
 
Presidentja Leuthard vlerësoi reformat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe realizuar në këto tre vite, duke veçuar si shumë të rëndësishme reformën në drejtësi.  
 
Kryeministri Rama i shprehu Presidentes Leuthard mirënjohjen për kontributin e gjithhershëm që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë e sidomos për mbështetjen e dhënë në tre vitet e fundit, posaçërisht për suksesin e reformës administrativo-territoriale.
 
Kryeministri theksoi se reforma në drejtësi, duke filluar me vettingun, është strategjike, me rëndësi të shumëfishtë për sundimin e të drejtës, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.
 
Në takim u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh dhe çuarjen përpara të tij në fusha me interes të veçantë për vendin si energjia, turizmi dhe arsimi profesional.
 
Në përfundim të takimit, në prani të Kryeministrit Rama dhe Presidentes Leuthard u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, marrëveshja në fushën e arsimit profesional dhe ajo për zhvillimin rajonal.
 
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
 
rama ne bern

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja