Rama, vizitë suprizë në Han
të Hotit: Eshtë një skandal

Rama, vizitë suprizë në Han<br />të Hotit: Eshtë një skandal
TIRANE- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë surprizë në doganën e Hanit të Hotit, në ekstremin tjetër të Shqipërisë, pikërisht pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi dhe aty ku kalojnë me mijëra shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pa dhënë asnjë njoftim zyrtar apo lajmërim indirekt doganierët e Hanit të Hotit janë befasuar teksa kanë parë të parkojë makinën kryeministri Edi Rama. I shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, Rama ka zgjedhur për inspektim këtë të shtunë të djeshme pikërisht doganën e Hanit të Hotit.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbetur i shokuar nga ajo që ka parë në këtë doganë, jo se ka evidentuar në vend ndonjë korrupsion të mundshëm, por për gjendjen skandaloze në të cilën gjendej dogana më e rëndësishme për veriun e vendit, pikërisht pika e kalimit kufitar që shqiptarët nga Kosova me banim në vendet e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur për kaluar, për shkak të vonesave të mëdha proceduriale që pikat e kalimit kufitar me Serbinë ofrojnë për shqiptarët. Një pamje me të vërtetë e mjerueshme e kësaj dogane, e lënë tërësisht pas dore, me një teknikë për t’u harruar dhe që linte shumë për të dëshiruar, me një godinë copë copë që nuk të krijonte asnjë mundësi për ta ndjerë veten tamam në punë dhe për të kryer detyrën. Ndërsa doganierët kishin të veshur me uniforma të dala boje dhe që nuk kishin të bënin me punën që ata bënin.

Kryeministri Rama është takuar me personelin dhe ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e tyre. Mësohet se kryeministri ka premtuar ndryshimin e kësaj pike doganore, duke zëvendësuar të gjithë teknikën për të arritur një efikasitet më të lartë, ndërkohë dhe për të lehtësuar procedurat dhe punën në këtë doganë, që ka një fluks të jashtëzajkonshëm lëvizjes nga të dyja anët e kufirit. Nga ana tjetër Rama ka premtuar investime serioze dhe të domosdoshme, në një hark kohor sa më të shpejtë në godinën e doganës së Hanit të Hotit, për krijimin e ambienteve të reja dhe të përshtatshme për punë.

Njëherësh pritet të ketë investime dhe për uniformat dhe elementë të tjerë që ndihmojnë punën në këtë pikë doganore të lënë për vite në pikë të hallit. Premtime për investime në sektorin doganor, Rama ka dhënë dhe në pikat e tjera doganore, duke evidentuar faktin se pikërisht institucioni që mbush arkën e shtetit dhe rregullon bilancet financiare punon jashtë kushteve më elementare. Ndërkohë që ditën e hënë para mesditës, ora 11.00 kreu i qeverisë Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me doganat, në vijim të takimeve me institucionet financiare, ku vetëm pas ditë më parë një takim të tillë ai e zhvilloi me CEZ e më pas me Tatimet. Takimi zhvillohet te “Tirana International”.


Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)