Ndonëse ndodhet me pushime bashkë me familjen e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ disa momente nga vila qeveritare ku ai po pushon në zonën e Dhërmiut.  

( Kryeministri Edi Rama duke hyrë në bordin e kroçeres  ‘Le Lyrial’ )

Por pasditen e sotme kryeministri është fotografuar në qytetin e Sarandës, ku është parë të hyjë në bordin e kroçerës ‘Le Lyrial’, e cila ka mbërritur në portin e Sarandës mëngjesin e së premtes.

sarande sot 3 gushti (2).jpg" style="height:585px; width:780px" />( Kroçeria ‘Le Lyrial’ e ankoruar në portin e Sarandës )

Mësohet se Rama është takuar me disa investitorë amerikanë, të cilët ndodheshin në kroçeren amerikane.  Ndërkohë, gjatë orëve të paradites administratorët e këtyre kroçerave kanë vizituar Butrintin Antik. Por detajet lidhur me vizitën e Ramës në kroçeren amerikane i ka dhënë ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, e cila ka postuar në Twitter një shkrim lidhur me këtë vizitë.

70 kompani amerikane ndalojnë një ditë në Sarandë, të interesuara të bisedojne drejtëperdrejtë me KM shqiptar @ediramaal. Sot është rritur interesi dhe flitet shumë për Shqipërinë.

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber