Vizitë e papritur e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Mal të Zi ku u takua me Presidentin Malazez Milo Gjukanoviç.  

Pas drekës me presidentin malazez, Rama u takua me kreu e ‘Listës Shqiptare’ Nik Gjeloshi dhe me Genc Nimanbegun".

Sipas Vijesti, Rama nuk ka biseduar me përfaqësues të tjerë të partive shqiptare.

Vetë kreu i Tuzit Nik Gjeloshaj konfirmoi takimin me kryeministrin shqiptar duke thënë: “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq”.

Nga ana tjetër sipas medias malazeze pretendohet se takimi i mbajtur mes liderëve ka pasur si fokus zgjedhjet dhe koalicionet paszgjedhore.