Rama viziton panairin e Policisë:
Na sulmojnë se s'duan suksesin

Rama viziton panairin e Policisë:<br />Na sulmojnë se s'duan suksesin
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vizitoi sot panairin e Policisë së Shtetit, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Teksa pa nga afër stendat e ekspozimit të aseteve të Policisë, Rama tha se puna për rritjen e profesionalizmit dhe modernizimin e uniformave blu s'do ndalet. Progresi i shënuar deri tani, tha Rama, është bërë shkak që forcat e së keqes ta sulmojnë Policinë e Shtetit.
 
"Sa shumë Policia ka marrë një përmasë dinjiteti, profesionalizimi qytetarie dhe shërbëtori të komunitetit dhe qytetarëve, çka nuk do të thotë se çfarë kemi bërë deri këtu është e mjaftueshme, por pikërisht se kaq shumë gjëra që janë bërë, do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë gjëra që mbetet për tu bërë. Kur bie kaq shumë sy, ngjall dhe shumë xhelozira, shumë mllefe, por sigurisht përtej këtyre qëndron edhe një front i së keqes që përpiqet t'i rezistojë me të gjitha mjetet këtij transformimi të Policisë që nënkupton shkëputjen përfundimtare të policisë nga prehri i krimit, shkëputjen nga kthetrat e politikës që u mësua ta përdorë Policinë e Shtetit duke e vënë në dispozicion të interesave të paligjshme dhe çka nënkupton se sa më shumë policia e shtetit do të sulmohet nga ai front, që më shumë do të jemi të motivuar për të çuar më tej reformën, transformimin dhe aq më shumë qytetarët do të jenë në mbështetej të policisë. Pyetini qytetarët për ngjarjet e ditës dhe do t'i dëgjoni se me kë janë", u shpreh Rama.
 
Kreu i qeverisë ftoi qytetarët që të vizitojnë stendat e panairit të policisë. Ai theksoi gjithashtu se sëshpejti do të organizohet një panair akoma edhe më i madh ku do të prezantohen uniformat e reja të Policisë së Shtetit. "Njerëzit mund të shohin nga afër Policinë e Shtetit dhe të gjithë instrumentet e saj. Të marrin një info vizuale për mjetet dhe uniformat e policisë. Së shpejti do të bëjmë një prezantim madhështor të të gjithë uniformave të reja që do ta përfshijnë edhe policinë tonë në standardet estetike të policive europiane, por dhe do t'i japim asaj të gjithë atë paketë uniformash të domosdoshme për një polici dinjitoze dhe ndërkohë besoj që ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi sa shumë gjëra kanë ndryshuar në policinë e shtetit", theksoi Rama.

Panairi i Policisë së Shtetit do të qëndrojë i hapur 48 orë. Aty janë ekspozuar shërbimet e policisë sipas kategorisë së tyre nga policia rrugore, policia e rendit, njësia “Shqiponja”, forcat speciale RENEA, Akademia e Policisë, Policia Shkencore etj. Në stenda janë paraqitur gjithashtu mjaft prej objekteve të shërbimit të policisë, armët dhe uniformat dhe automjetet e përdorura nga policia ndër vite.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi