Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë. I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ ku po trajtohen disa çështje sociale, Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom. “Në Bashkinë e Tiranës është bërë një pune shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë. Në fillim ka qenë probem i madh”, tha Rama.
Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë. Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Komente

Fasade fasade e tipit zhgaravinaramafiqveliajedkulla gjysa e tironcve mezi nxjerrin buken e gojes pa llogaritur te pa STREHET
Përgjigju