Rama: Votojmë Sejkon si Guvernator 
S’kemi ende kandidat për Vendoret 

Rama: Votojmë Sejkon si Guvernator <br />S’kemi ende kandidat për Vendoret 
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fundin e vitit 2014, për të bërë bilancin e reformave në një vit qeverisje. Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ecurinë e reformave, zgjedhjet lokale dhe vendimmarrjen që mazhoranca do të bëjë për disa çështje të veçanta si guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zgjedhjet lokale dhe reforma e rëndësishme në drejtësi. Kryeministri la të kuptohej se mazhoranca do t’i japë votën pro, Genti Sejkos të propozuar nga presidenti Nishani për guvernator. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet lokale, Rama ritheksoi se nuk ka ende një vendim për kandidatët.

Rama: Mazhoranca zgjodhi të mos hyjë në ngërç institucional me Nishanin, nuk refuzojmë Sejkon për Guvernator 
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e fundit të vitit 2014, për të folur për vendimmarrjen që mazhoranca do të marrë gjatë vitit që vjen. Kreu i mazhorancës interesit të gazetarëve për guvernatorin, ju përgjigj duke lënë të kuptohet se do të votojë për Gentjan Sejkon të propozuar nga presidenti Nishani.

“Kam qenë dhe mbetem i bindur që Shqipërisë do t’i bënte nder dhe mirë një guvernator i huaj. Ne nuk e kemi ndryshuar ligjin për të bërë një guvernator të huaj, por për t’i dhënë mundësi vetes të kemi edhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës me anëtarë të huaj dhe një të tillë do ta kemi se kemi një zonjë shqiptare, e cila ka nënshtetësi gjermane, gjermanët se kanë dy nënshtetësinë dhe e japin në kushte të posaçme, por ka procedura. Ligji s’do jetë pengesë që ajo zonjë që është përzgjedhur nga një konkurs që ne organizuam me 200 e ca kandidatë do të votohet si kandidaturë e qeverisë. Përzgjedhja e presidentit nuk ishte përzgjedhja jonë, por zgjedhja jonë ishte së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe mes grupeve parlamentare që në çështjen e guvernatorit duhej shmangur me çdo kusht një ngërç i natyrës institucionale dhe duhej plotësuar nevoja për të pasur një guvernator, kështu që kjo ka qenë arsyeja që na ka udhëhequr në mos refuzimin e zgjedhjes që bëri presidenti. Shpresojmë që zgjedhja të rezultojë pozitive dhe që guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë të jetë në lartësinë e një detyre jo të lartë duke pasur parasysh trashëgiminë e ngatërruar të këtij viti”, tha Rama.

21 Janari, Rama: Çështje e vështirë për t’u mbyllur, drejtësia do vonojë, por nuk do të harrojë 
Në prag të shënimit edhe të 4 vjetorit të protestës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 protestues, Rama tha se për këtë çështje do të ketë drejtësi.

“21 janari ka qenë dhe mbetet ashtu siç e kam thënë në fillim, plagë që nuk do mbyllet kurrë dhe një nga rastet e vështira të historisë mes politikës dhe njeriut që historia tregon se vonojnë po nuk harrojnë. Ne si qeveri kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë nga ana njerëzore gjithçka mundemi për të lehtësuar rrugëtimin në jetë të fëmijëve të 21 janarit”, u shpreh Rama.

Një aksion i rëndësishëm i paralajmëruar nga kreu i qeverisë, ishte ai kundër një mijë institucioneve që nuk kanë derdhur sigurimet e punonjësve, ndaj të cilëve Rama paralajmëroi hetim të plotë për zbulimin e abuzuesve. Sigurimet, Rama: Në janar nisaksioni, gropa 100 mln dollarë

Zgjedhjet vendore 2015, Rama: S’kam folur ende me Metën për kandidatët e Bashkive 
Për zgjedhjet lokale dhe përzgjedhjes së kandidatëve kreu i mazhorancës, tha se ende nuk kanë filluar përgatitjet me partnerin kryesor qeverisës LSI. Duke e lënë të hapur edhe mundësinë e kandidimit.

“Ne nuk kemi filluar të bëjmë asnjë bashkëbisedim me kryetarin e Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe pastaj të ngremë grupet e përbashkëta të punës për të identifikuar ata që do të përfaqësojnë Aleancën për Shqipërinë Evropiane”. Do ta bëjmë në fillim të vitit që vjen po nuk kemi asnjë merak lidhur me kandidaturat se besoj që në çdonjërën nga njësitë vendore që do të jenë 61, kemi më shumë se 1 mundësi për të zgjedhur dhe duhet të bëjmë vetëm kujdes që të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Sa i përket partisë unë nuk e kam menduar këtë gjë, pyetja është interesante, por ABC e këtij problem është të zgjedhim kandidaten apo kandidatin e duhur për çdo njësi vendore. Ngushëlloj veten kur flas gjatë se nuk kam ndërmend të qëndroj gjatë në detyrë”, tha Rama.

Rama: 2015-a, viti që do të kemi reformën në drejtësi
Për reformën në drejtësi kryeministri u zotua se ajo do të mbyllet gjatë vitit 2015, ndërsa do të synohet konsensus me opozitën deri në fund, por nëse nuk do ta votojë atëherë kjo reformë do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës.

“Në përgjithësi dua që gjerat të bëhen shpejt një shprehje që thotë kujdes se shpejti është ngadalë, del që i ke rënë rrugës së gabuar. Reforma në drejtësi ka pasur nevojë për shumë përgatitje dhe sot jemi në fazën e finalizimit sepse pala jonë së paku, qoftë Ministri i Drejtësisë, qoftë Komisioni i Ligjeve,  ka konsumuar kohë, energji, dialog me shumë faktorë për të arritur në konkluzionet e veta. Besoj që viti i ardhshëm do të jetë viti që do ta kemi reformën dhe ne do të kërkojmë deri në fund  konsensus me opozitën. Draft/rezoluta e bërë mes Ballës dhe Pollos është futur dhe në atë marrëveshje që do të përdoret konsensusi pa i përdori 3/5 sado që është e mundur. Populli na e ka dhënë mandatin të plotë, në 2017 nuk do të mund të themi që këtë se bëmë dot se na pengoi Edvini”, tha Rama.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)