Rama: Votoni, mos kini frikë, asgjë
s'e ndryshon fatin e vendit

Rama: Votoni, mos kini frikë, asgjë<br />s'e ndryshon fatin e vendit
TIRANE - Në orën 13: 38 Edi Rama votoi në shkollën “Pjetër Budi” nga ku bëri thirrje për të votuar. Duke iu referuar ngjarjes së Laçit Rama tha se është barbare që në një ditë votimi në mes të Europës të humbasë një jetë njeriu nga kriminelë të mbështetur nga policia e cila nuk ishte aty. Por kjo nuk ndryshon fatin e vendit.
 
“ Të gjithë që më dëgjojnë sot në Shqipëri të mos e harrojnë fjalën e madhe që kur e keqja kap për fyti një popull nuk është faji i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë, prandja apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje. Në pak minuta vendosen jo 4 vite e ardhshme por fati i një gjenerate , nuk ka asgjë më të rëndësihhme si qytetar familjar sesa tek qendra e votimit të shprehin vullnetin sovran me votë. Sot populli është në veprim dhe pjesëmarrja është shprehja më kuptimplotë.

Nuk bëj koment lidhur me rezultatet sepse deri sa të mbyllen kutitë e votimit është momenti vetëm për të nxitur pejsëmarrjen, i keqardhur për ndodhinë e Laçit dhe rolin e  polciisë së shtetit në disa zona të policisë, bashkëpunimin me forcat kriminale të segmenteve të policisë,. Por këto mbeten shprehje sporadike dëshpërmimi që nuk ndryshojnë fatin  e zgjedhjeve. Kudo QV janë në pritje dhe qytetarët të shkojnë të votojnë. Askush të mos rrijë pa votuar.  Mesazhi është i qartë edhe të gjithë votuesit, ju lumet shkoni votoni mos keni asnjë frikë, kaloj situata dramatike votoni votoni.  Është barbare që në një ditë votimi në mes të europopës të humbasë një jetë njeriu nga kriminelë të mbështetur nga policia ecilat nuk është aty. Por kjo nuk ndryshon fatin e vendit."- tha Rama.
rama voton

Redaksia online
(sg//shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën