TIRANË - Pas Presidentit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta edhe kryeministri Edi Rama ka theksuar se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një garanci për zhvillimin e mbarë rajonit.

Kjo pas takimit të posaçëm që Rama ka pasur sot me zv/kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Siç bën të ditur zyra e shtypit të Kryeministrisë, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe diskutimeve mbi intensifikimin e komunikimit mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase, për thellimin e bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe ekonomisë përmes projekteve më interes të ndërsjelltë mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Xhaferi u shpreh optimist për potencialin e këtij bashkëpunimi në përmirësimin e ekonomisë dhe mirëqenies në të dy vendet.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)