Rama-Zaevit: Vepra të prekshme
për shqiptarët në MaqedoniDebate në Facebook për veshjen me atlete

Rama-Zaevit: Vepra të prekshme<br />për shqiptarët në MaqedoniDebate në Facebook për veshjen me atlete
TRIESTE-Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministrin maqedonas  Zoran Zaev në Trieste të Italisë ku po mbahet Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se në takimin me Zaev ka folur mbi marrëdhëniet mes dy vendeve duke vënë theksin tek cështja e shqiptarëve.

“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj", shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Takimi me Zaev, Rama: S’ka pasur tensione mes vendeve
Pas takimit kryeministri Rama ka pasur edhe një prononcim për ‘DW’ duke u shprehur se sa më demokratike të jetë Maqedonia, aq më e mirë Shqipëria.
 
Kemi folur për të ardhmen, s’jemi marrë me të shkuarën dhe kemi diskutuar për hapat që duhet të hedhim për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në të gjitha aspektet. Unë i kam bërë edhe njëherë të qartë homologut tim se ne duam suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet.
 
S’ka pas tensione fare midis nesh si shtete por ka pasur tensione të brendshme politike dhe një retorikë deri dhe skandaloze brenda Maqedonisë ku unë nuk dua fare të hy për të bërë komente.
 
Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria sepse në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtetformuese dhe sa më mirë të jenë ata, aq më mirë jemi ne, aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë
” deklaroi Rama.
 
Samiti i Triestes, Bushati: BE të financojë infrastrukturën në rajon
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Samiti i Triestes deklaroi se Ballkani duhet të vazhdojë bashkëpunimin politik, ndërsa theksoi se sfidë e rajonit mbetet mëkëmja
ekonomike si dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe energjetike.

Kryediplomati shqiptar tha se mbështetja e Komisionit Europian është e mirëseardhur, por dhe kjo sipas tij nuk mjafton. 

Nevojitet një shpirt më i madh politik në proces dhe një mbështetje shumë më e madhe financiare nga vetë Bashkimi Europian, por dhe institucione të tjera të financave
ndërkombëtare”,
tha Bushati, duke kërkuar nga BE që të financojë projektet infrastrukturore dhe ato energjetike në rajonin e Ballkanit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin