Kryeministri Edi Rama shprehet se gjatë takimeve në Shkup me Zoran Zaev u ra dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec.
/Shqiptarja.com
Qëllimi i takimit sipas Ramës do të jetë për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve.
“Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për agjendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale.
U ra po ashtu dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase, në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve tona” deklaron ai.
[gallery]24321[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO








