Rama: Zgjedhjet e parakohshme
plan "C", reforma në drejtësi do kalojë
ema më e nxehtë të debatit politik aktualisht, është reforma në drejtësi dhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në rast dështimi të reformës. Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin në fjalë, duke theksuar se për të zgjedhjet e parakohshme janë plan "C", që do të thotë se vëmendja aktualisht është te miratimi i reformës
Tema më e nxehtë të debatit politik aktualisht, është reforma në drejtësi dhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në rast dështimi të reformës. Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin në fjalë, duke theksuar se për të zgjedhjet e parakohshme janë plan "C", që do të thotë se vëmendja aktualisht është te miratimi i reformës. "Zgjedhjet do të ishin plani C, pra një mundësi shumë e largët që mbase do ta konsideronim nëse plani A nuk funksionon dhe nëse plani B nuk realizohet", u shpreh Rama për JavaNews.
Ndërkohë, duke korrigjuar deklaratën e tij të hershme rreth Planit B, i cili u konsiderua nga opinioni publik sikur nënkuptonte zgjedhjet e parakohshme, Rama shprehet se në fakt këto zgjedhje “janë Plani C”, si për të treguar sa e largët është sipas tij kjo mundesi. Rama thotë megjithatë se “është plotësisht dakord me ata që flasin për zgjedhje të parakohshme, nëse reforma s’kalon”.
Prononcimi i plotë i kryeministrit Edi Rama për Javanews Zoti Rama, sa besoni aktualisht se reforma nuk do të bjerë viktimë e makinacioneve politike, prej të cilave shumica qeverisëse u mundua ta mbajë larg procesin me këmbëngulje në muajt e shkuar?Unë besoj shumë se do të bëhet gjëja e duhur. Kam pritur më shumë përpjekje për ta penguar reformën. Ato kanë qenë mjaft të dobëta, po të kemi parasysh se sa të forta janë qëllimet dhe propozimet që përmban kjo reformë. Pra gjithçka deri me tash ka qenë fare normale, edhe sikur të kishte pasur shumë më tepër përpjekje për të ngritur pengesa, përsëri nuk do të kishte qenë anormale. S’ka reformë pa reaksion dhe kjo nuk është një reformë e zakonshme, është një tërmet! Prandaj nëse trendi i mëtejshëm do të jete ky i derisotmi, reforma do të kalojë pa stërmundime.
A e konfirmoni qartë dhe prerë se në rast mosaprovimi të reformës në drejtësi, do të kemi zgjedhje të parakohshme?Unë s’flas asnjëherë me nëqoftëse dhe nuk shoh arsye për të menduar zgjedhjet, përderisa plani A është në rrugën e vet të natyrshme dhe as që është shtruar fare deri këtu nevoja për planin B! Zgjedhjet do të ishin plani C, pra një mundësi shumë e largët që mbase do ta konsideronim nëse plani A nuk funksionon dhe nëse plani B nuk realizohet… Por, thënë këto, jam plotësisht dakord me ata që kanë folur për zgjedhje nëse reforma s’kalon, në kuptimin që kjo reformë nuk mund të dështojë sikur asgjë s’ka ndodhur! Sepse është reforma që garanton të gjitha reformat e tjera.
Redaksia online
(l.q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26